Unaza e Re/ ARRSH kallëzon kompaninë ‘DH Albania’ për falsifikim dhe mashtrim (Dokumenti)

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës kompaninë “DH Albania” për dy vepra penale; falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim. “DH Albania” është kompania që fitoi tenderin 18 mln euro në ‘Lotin 1’ te Unaza e Re, por që më pas u pezullua, pasi nisën hetimet për falsifikim (lexo këtu).  ARRSH në padi thekson se kompania ka paraqitur dokumente të rreme. “Kompania “DH Albania” ka paraqitur dokumente të rreme në lidhje me të dhënat e shoqërisë mëmë Dunëell  Haberman në SHBA, si aktin e themelimit të dorëzuar në QKB ku pretendon se është themeluar në 25 qershor në 1998, kur në fakt rezulton se data reale është në 25 qershor 2018 si edhe dokumente të tjera.

Institucioni jonë gjendet në kushtet e mashtrimit dhe falsifikimit të qartë të dokumenteve, veprime që dëmtojnë imazhin e institucionit dhe buxhetit të shtetit. Kërkojmë hetimin e kompanisë dhe vendosjen e personave përgjegjës përballë përgjegjësive ligjore”, thotë ARRSH në padi. Pra kompania është themeluar vetëm pak muaj para fitimit të tenderit. Ndërkohë që kjo kompani po përmes dokumenteve të falsifikuara ka fituar edhe tenderin prej mbi 11 milionë eurosh të Operatorit të Sistemit të Transmetimit për linjën 220 kilovolt Burrel – Peshkopi, por që u pezullua menjëherë pas publikimit të lajmit (lexo këtu).

Kush është “çunaku” që drejton kompaninë (lexo këtu).
Në Shqipëri, degëzimi i pretenduar i “Dunwell Haberman” është “DH-Albania” që e drejton një çunak, që dikur ka punuar si recepsionist në një spital privat në Tiranë, dhe më pas papritur është bërë pronar i një kompanie të quajtur “Itrade - Fx Media”, ku ai zotëron 100 për qind të aksioneve. Ky i ri, vetëm 26 vjeç quhet Avdjol Dobi me origjinë nga Gjirokastra, por banues në Tiranë. Kompaninë “Itrade - Fx Media” Dobi e ka rregjistruar në 23 mars 2016 me qëndër në Vlorë, por gati një vit në ushtrim aktiviteti, pas një mbledhje të jashtëzakonshme Dobi vendos të pezullojë aktivitetin tregtar.

Por 16 muaj pas këtij vendimi emri i Avdjol Dobi, del në një kompani tjetër të quajtur “DH-Albania”, e cila në korrik 2018 është rregjistruar në Qendrën Kombëtare të biznesit Tiranë. Dobi ka rolin e përfaqësuesit ligjor të kësaj kompanie me degë në Shqipëri, ndërkohë si përfaqësuese ligjore e kompaninë “Dunwel Haberman” në SHBA është Neesha Lynn Kunar. 

Dyshimet mbi Dobin bien se ka falsifikuar dhe ka përdorur më pas një vërtetim të lëshuar nga departamenti i shtetit të Delaware, ku tregohej se kompania “Dunwell Haberman”, e cila pretendohet se është kompania mëmë e firmës shqiptare “DH-Albania”, nuk kishte detyrime financiare në SHBA. Por nëse çertifikata është fallso, Dobit do t’i duhet të vërtetojë dhe origjinalitetin e bilanceve që ka paraqitur, pse në fakt dyshohet që kompania mëma është themeluar vetëm në viti 2018, ndërkohë që Dobi nga ana tjetër ka dorëzuar bilancet e tre vitete të fundit.

Kallëzimi i ARRSH-së për kompaninë 'DH Albania'

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kot: 13/12/2018 10:00

    Duhesh kallezuar ti dhe te gjithe anetaret e komisionit te tenderit bashke me Gjiknurin.Boll me se na e neveritet

    Përgjigju
  • Latif: 13/12/2018 09:09

    Me ca sysh i pate dokumentat? Me ato te tet vellai o Hajdut

    Përgjigju
  • Fraiku: 12/12/2018 23:27

    Ik ore i koruptuar. Na thua neve obobo na genjyen. Njelloj sikur te kthej roja i parkingut 1 mije lekshin mbrapsht se te kane vjedhur makinen.

    Përgjigju
  • Shoni: 12/12/2018 22:16

    Te thashe ore Afro qe po te vjen verdalle, po sme besove. Tani te zuri do ta heqesh. Po si ore beheni mish per top te te tjereve deri ne kete fare feje. Aty eshte ashiqare qe firmes I eshte dhuruar contrata(po dhe ajo e KESH) pa tender fare. Si ka mundesi qe asnje nga firmat shqiptare me ekperienca nder vite nuk jane ftuar apo jane perjashtuar per mosplotesim kushtesh. Cfare lloj syzesh kishit ju qe nuk shikoni qe firma edhe ne Amerike eshte krijuar me 2018, dhe ju e kualifikoni kur kerkohen tre vite experience per pune te ngjashme. E munt te pyes sa te dua se keni bere gomarrleqe me oke, se jeni partizane e jo administrator te institucionit ku punoni. Vallaj keq e ke punen tani, ta qaj hallin.

    Përgjigju
  • Ggg: 12/12/2018 20:35

    Kesaj i thone “te lash mutin me shurre”... kujtojne se do na hedhin hi syve.... pushtetare pushta hajduter....

    Përgjigju
  • Boni: 12/12/2018 18:06

    Jo re tani e ka fajin kompania.? Kush i ha keto? Po ju vete e keni zgjedhur nga 1 kompani qe konkuronte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat