Gjiknuri: Zgjidhëm kontratat me 'DH Albania' , ndryshe nga Berisha me skandalin e 'Albpetrol', ndryshime në prokurimet publike (PROPOZIMI)

TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri në një deklaratë për shtyp ka konfirmuar se kompania fituese e lotit të parë të projektit të “Unazës së Re”, 'DH ALBANIA'', ka falsifikuar dokumentat dhe pas konfirmimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zgjidhur menjëherë kontratën me kompaninë. Më tej, Gjiknuri siguroi të gjithë shqiptarët buxheti i shtetit nuk ka humbur para nga zgjidhja e marrëveshjes pasi ende nuk ishin bërë pagesat. Ai tha se e njëjta rrugë është ndjekur edhe për kontratën e lidhur me këtë kompani nga OST.  Do të fillojë edhe procedurat për sekuestrimin e garancisë financiare në vlerën 10% të kontratës.

“Pas marrjes së këtij konfirmimi me SHBA-të, ARRSH ka zgjidhur menjëherë kontratën. Materialet e ardhura nga SHBA do t’i referohen Prokurorisë Shqiptare. Siguroj shqiptarët që buxheti i shtetit nuk ka asnjë humbje pasi nuk është bërë asnjë pagesë. Hapat e marra nga ARRSH për tenderimin kanë qënë në përputhje me legjislacionin. Dokumentat janë me vula të noterëve në SHBA,”- u shpreh Gjiknuri. ''Përgjegjësia direkte bie mbi ata të cilët kanë marrë përsipër të bëjnë këtë falsifikim.Unë inkurajoj me forcën më të madhe prokurorinë ta hetojë këtëçështje deri në fund, për tëzbuluar kush janë autorët e vërtetë të këtij falsifikimi dhe ata që fshihen prapa tij'' shto. ''Në momentin kur prokuroria e shtetit do të gjejë përfshirjen e qoftë edhe një zyrtari të vetëm që ka ndihmuar apo bashkëpunuar në këtë falsifikim, kushdoqoftë ai, nga më i ulëti e deri tek unë, do të përgjigjet përpara ligjit.''

Gjiknuri tha se qeveria e sotme po vendos një standard të ri në lidhje me prokurimet publike, ndryshe nga qeverisja e PD-së. Ai kujtoi skandalin e privatizimit të Albpetrol dhe garancinë false 87 milionë euro, ndaj të cilës qeverisja e asaj kohe nuk reagoi, duke i shkaktuar dëme buxhetit të shtetit. Ndërkohë ministri Gjiknuri u shpreh se ka propozuar ndryshime në aktet ligjore dhe nënligjore drejtuar zyrtarisht Agjencisë së Prokurimit Publik, që ofertuesit fitues t’i verifikohet në çdo rast informacioni që vetëdeklaron përpara lidhjes së kontratës

Ditën e djeshme, kanë dalë të dhëna të reja mbi një tjetër tender të fituar nga kompania. Nga të dhënat rezulton se OST i ka dhënë kompanisë “DH ALBANIA” një tender me vlerë mbi 11 milionë euro për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit. (LEXO KËTU)

Kompania “DH Albania” që fitoi tenderin me një bashkim operatorësh për ‘Lotin 1” të Unazës së Re dhe që më pas u pezullua (lexo këtu) deri në sqarimin e pretendimeve të bëra mediatike për falsifikim dokumentacioni rezulton fituese edhe e një tenderi me vlerë mbi 11 milionë euro nga Operatori i Sistemit të Transmetimit.

“DH-Albania” drejtohet një 26-vjeçar, që dikur ka punuar si recepsionist në një spital privat në Tiranë (LEXO KËTU).

 

Propozimi i Gjiknurit drejtuar APP

 

Deklarata e plotë e ministrit Gjiknuri

Nisur nga informacionet e bëra publike në media, specifikisht ato të datës 6 Dhjetor në emisionin të PaEkspozuarit në Neës 24, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë udhëzova ARRSH dhe çdo institucion tjetër në varësi apo të fushës së mbulimit të MIE, që nëse ka kontrata me kompaninëDH Albania, të fillojë menjëherë procedurat e pezullimit dhe marrjen e masave për verifikimin e dokumentacionit të kësaj kompanie.

Konkretisht, ARRSH pasi pezulloi punimet dhe zbatimin e kontratës për lotin e parë të Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja, ju drejtua zyrtarisht Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të ndihmuar komunikimin me autoritetet amerikane në lidhje me verifikimin e pretendimeve të ngritura.

Në datën 7 Dhjetor,i jam drejtuar zyrtarisht me shkresë Ambasadës Amerikane, seksionit ekonomik-politik si dhe kam kontaktuar me kërkesën time përfaqësues të lartë të ambasadës në zyrën time, me synim lehtësimin e verifikimit sa më të shpejtë të dokumentacionit të kësaj kompanie. Të njëjtën gjë kemi kërkuar edhe në rrugë diplomatike, përmes ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Uashington.

Nga konfirmimet e mbërritura nga institucionet e sipërpërmendura rezulton se një pjesë e dokumentacionit të paraqitur nga kompania DH Albania në procedurat e tenderit është i falsifikuar.

Pas marrjes së këtij konfirmimi nga SHBA, ARRSH  ka zgjidhur mjenjehere kontratën në fjalë dhe do të fillojë procedurat për sekuestrimin e garancisë financiare në vlerën 10% të kontratës.

Materialet e ardhura nga SHBA do t’i referohen Prokurorisë e cila tashmë ka hapur një hetim për falsifikimin e dokumenteve zyrtare nga kompania DH Albania. 

Të njëjtën praktikë ka ndjekur edhe Operatori i Sistemit të Transmetimit.

Dua të siguroj qytetarët se deri më tani nuk rezulton të jetë shkaktuar asnjë dëm ekonomik për Buxhetin e Shtetit.

Dua të theksoj se falsifikimi i të gjitha dokumenteve rezulton të jetë kryer jashtë territorit të Shqipërisë. Siguroj opinionin publik se hapat e ndjekura nga ARRSH për kryerjen e procedurës për tenderim kanë qenë në përputhje me legjislacionin në fuqi për prokurimin publik. Edhe oferta e paraqitur nga kompania në fjalë, në mënyrë elektronike, ka qenë në përputhje me kërkesat e dokumentave te tenderit që njeh legjislacioni.

Legjislacioni në fuqi nuk kërkon verifikimin e informacionit të ofertuesve, përveç rasteve specifike, kur ka dyshime të arsyeshme për të dhëna të rreme. Pra, ARRSH nuk e ka patur te detyrueshme ligjerisht dhe  asnjë dyshim te arsyeshem që të kërkonte verifikim të këtij dokumentacioni.

Nisur nga problematikat e hasura në këto procedura me kompani të huaja apo përfaqësi të tyre, unë sot kam propozuar ndryshime në aktet ligjore dhe nënligjore te LPP. Kam propozuar që të sanksionohet qartësisht në ligj, detyrimi që ofertuesit fitues t’i verifikohet në çdo rast informacioni që vetëdeklaron përpara lidhjes së kontratës. Propozimi i është drejtuar zyrtarisht Agjencisë së Prokurimit Publik, për të inicuar këto ndryshime ligjore. Kjo do të vlejë në të ardhmen për parandalimin e situatave të ngjashme dhe do ti bëjë autoritetet më të kujdesshme në verifikimin e informacioneve përpara lidhjes së kontratës.

Qëndrimi ynë ka qenë plotësisht në përputhje me ligjin dhe praktikat më të mira qeverisëse pasi që në momentin e parë që u vumë në dijeni të këtij rasti, ne kemi pezulluar kontratat dhe kërkuar verifikim të menjëhershëm për dokumentacionin e kompanisë DH Albania. Ky është një ndryshim thelbësor nga sjelljet e qeverive të mëparshme, të cilat për raste të ngjashme kanë zgjedhur të mos mbrojnë interesat e shtetit. Mjafton t’u kujtoj rastin e famshëm të privatizimit të Albpetrolit, ku kompania që e privatizoi paraqiti një garanci false prej 87 milionë USD dhe qeveria e asaj kohe nuk bëri asgjë për të sekuestruar këtë shumë, duke shkaktuar dëme kolosale Buxhetit të Shtetit.

Nga ana tjetër, duhet kuptuar se çdo akt falsifikimi i kryer nga kompanitë që marrin pjesë në gara publike dëmton institucionet publike dhe imazhin e tyre. Përgjegjësia direkte bie mbi ata të cilët kanë marrë përsipër të bëjnë këtë falsifikim.Unë inkurajoj me forcën më të madhe prokurorinë ta hetojë këtë çështje deri në fund, për të zbuluar kush janë autorët e vërtetë të këtij falsifikimi dhe ata që fshihen prapa tij.

Dua të garantoj se ARRSH dhe çdo institucion tjetër do të bashkëpunojë ngushtësisht me organet e drejtësisë për të vënë në dispozicion çdo informacion për zbardhjen e të vërtetës.

Patjetër, edhe unë si ministër dhe drejtuesit e institucioneve të prekura nga ky falsifikim do të reflektojmë duke nxjerrë dhe përgjegjësitë tona administrative përkatëse. Në momentin kur prokuroria e shtetit do të gjejë përfshirjen e qoftë edhe një zyrtari të vetëm që ka ndihmuar apo bashkëpunuar në këtë falsifikim, kushdoqoftë ai, nga më i ulëti e deri tek unë, do të përgjigjet përpara ligjit.

Përsa i përket akuzave se prapa kësaj shoqërie fshihet Damian Gjiknuri po deklaroj me përgjegjësinë time të plotë si ministër, si deputet dhe si qytetar se nuk kam patur asnjë lidhje dhe as dijeni rreth këtij aktiviteti kriminal të kryer nga kjo kompani. Është fat i mirë që siç jeni në dijeni, në SHBA ka filluar një hetim penal për këtë rast. Mirëpresim rezultatet e hetimeve në Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk besoj se opozita do mund të akuzojë drejtësinë amerikane ashtu sikurse rëndom bën me drejtësinë shqiptare.

Dua të garantoj qytetarët e Tiranës se projekti i zhvillimit të Unazës së Madhe do të vazhdojë pa u ndalur për tu përmbyllur brenda afateve. Menjëherë, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të shpallë procedurën e garës për lotin 1 të Unazës së Madhe.

 

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Boll me Berishen!: 11/12/2018 18:01

    Minister, boll na shite dengla dhe krahasime me Berishen. Koha e tije i perket histroise tani. Po na thuaj pak per tenderin e thellimit te portit te durresit! Kush do ta bje dhe sa lek do fitosh ti? Ja keshtu do ju dalin te palarat.

    Përgjigju
  • Alex: 11/12/2018 17:51

    Hajduta te pa ngopur dhe psikopate u dhane 40 milion euro po nuk dine se kush i ka marre thote ministri,,,,,

    Përgjigju
  • SEFER.AL: 11/12/2018 17:47

    NE BURG GJIKNUR LIGJI ESHTE LIGJ E KE SHKEL

    Përgjigju
  • Beni London: 11/12/2018 17:46

    Eh eh me duket te kapen me presh ne dore Amerika se persa i takon prokurores kukull nuk te ben gje. Respekt per studentet

    Përgjigju
  • sadri: 11/12/2018 17:31

    NE BURGGGGG GJIKNUR LIGJI NJELLOJ PER TE GJITHE.PER 3.000 MIJE LEKE DRITA VDIQ TJETRI,,,PO TI JE NDRYSHE joooooooooooo ne BURG DHE TI.

    Përgjigju
  • fredi: 11/12/2018 13:22

    nqs ti nuk je pjes e ksaj kompanie ateher nuk ekziston shqiperia nqs ty nuk te arrestoin ky vend ka mar fund eshte i kapur nga ju plera

    Përgjigju
    • Fraiku: 11/12/2018 14:37

      Gjiknuri e ka vendin ne burg. Nuk ka Guru qe e shfajson. Socialistet duhet te distancohen nga keta hajdute.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja