Skandali me ‘DH Albania’/ Kompania fitoi edhe një tender mbi 11 mln euro nga OST, kontrata u pezullua (Detajet)

Skandali me ‘DH Albania’/ Kompania fitoi edhe një tender mbi 11 mln euro nga OST, kontrata u pezullua (Detajet)

Kompania “DH Albania” që fitoi tenderin me një bashkim operatorësh për ‘Lotin 1” të Unazës së Re dhe që më pas u pezullua (lexo këtu) deri në sqarimin e pretendimeve të bëra mediatike për falsifikim dokumentacioni rezulton fituese edhe e një tenderi me vlerë mbi 11 milionë euro nga Operatori i Sistemit të Transmetimit.

Nga të dhënat rezulton se OST i ka dhënë kompanisë “DH ALBANIA” një tender me vlerë mbi 11 milionë euro për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit. Dunwell Haberman Albania e ka fituar tenderin me fondin limit në 31 Tetor të këtij viti. Ndërkohë që pas lajmit ka reaguar OST, e cila thekson se që në momentin që është njohur me nisjen e hetimeve pas dokumenteve që dolën në media, e ka pezulluar në mënyrë të njëanshme kontratën me “DH Albania”.

“Referuar rastit te publikuar ne median online per nje kontrate qe kompania DH Albania ka patur me Operatorin e Sistemit te Transmetimit, OST sqaron se qe ne momentin kur eshte njohur me permbajtjen e dokumenteve te shfaqura ky institucion ka marre masat per pezullimin e njeanshem te kontrates. Detajet e metejshme do behen te ditura ne nje komunikim te dites se nesërme” thuhet në njoftim.

Të dhënat për tenderin që fitoi kompania “DH ALBANIA”

Kush është “çunaku” që drejton kompaninë (lexo këtu).
Në Shqipëri, degëzimi i pretenduar i “Dunwell Haberman” është “DH-Albania” të cilën e drejton një çunak, që dikur ka punuar si recepsionist në një spital privat në Tiranë, dhe më pas papritur është bërë pronar i një kompanie të quajtur “Itrade - Fx Media”, ku ai zotëron 100 për qind të aksioneve. Ky i ri, vetëm 26 vjeç quhet Avdjol Dobi me origjinë nga Gjirokastra, por banues në Tiranë. Kompaninë “Itrade - Fx Media” Dobi e ka rregjistruar në 23 mars 2016 me qëndër në Vlorë, por gati një vit në ushtrim aktiviteti, pas një mbledhje të jashtëzakonshme Dobi vendos të pezullojë aktivitetin tregtar.

Por 16 muaj pas këtij vendimi emri i Avdjol Dobi, del në një kompani tjetër të quajtur “DH-Albania”, e cila në korrik 2018 është rregjistruar në Qendrën Kombëtare të biznesit Tiranë. Dobi ka rolin e përfaqësuesit ligjor të kësaj kompanie me degë në Shqipëri, ndërkohë si përfaqësuese ligjore e kompaninë “Dunwel Haberman” në SHBA është Neesha Lynn Kunar. Mësohet se pas shpinës së 26-vjeçarit Avdjol Dobi, fshihen dy biznesmenë ndërtimi të fuqishëm në Tiranë.

Dyshimet mbi Dobin bien se ka falsifikuar dhe ka përdorur më pas një vërtetim të lëshuar nga departamenti i shtetit të Delaware, ku tregohej se kompania “Dunwell Haberman”, e cila pretendohet se është kompania mëmë e firmës shqiptare “DH-Albania”, nuk kishte detyrime financiare në SHBA. Por nëse çertifikata është fallso, Dobit do t’i duhet të vërtetojë dhe origjinalitetin e bilanceve që ka paraqitur, pse në fakt dyshohet që kompania mëma është themeluar vetëm në viti 2018, ndërkohë që Dobi nga ana tjetër ka dorëzuar bilancet e tre vitete të fundit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 10/12/2018 22:28

    Paralel me hetimin per projektin e mbikalimit nga kompania ne fjale , duhet te filloj dhe per tenderin prej 11 milion € dhe per tenderin e OST . Nuk ka mundesi qe nje cunak 25 vjecar ,te fitoj dy tendera per pune publike qe kapin shufren 31 milon € . Te dale kush eshte peshku i madh qe fshihet mbrapa ketij djali nga gjirokastra . Mos dshte anetar qeverie ?

    Përgjigju
    • eri: 11/12/2018 10:00

      klodjan allajbeu

    • drobonik: 10/12/2018 23:32

      eshte ai nga Berati qe dikur i bente guide ne turqi pushuesve, eshte President i shoqates se Hipizmit, ka spital privat, ka fituar dhe nje tender publik 120 milion euro ne shendetesi, dikush qe i mbaron mbiemri me ......bej. Hetojeni kete person duke i bere veting te ardhurave te tij dhe do shihni cudira

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë