Tenori Agim Hushi sukses në
koncertin recital në Kinë

Tenori Agim Hushi sukses në<br />koncertin recital në Kinë
 Përfundoi me sukses të jashtëzakonshëm të premten, koncerti recital i tenorit me famë botërore Agim Hushi në qytetin Tianjin të Kinës Lindore. 

Zëri dhe interpretimi plot ndienjë dhe pasion, me një freski dhe fuqi mahnitëse të tenorit, ngriti peshë sallën e mbushur plot e përplot që ndiqte aktivitetin më të lartë kuluturor të vitit, që është Festivali Botëror i Muzikës, që zhvillohet çdo vit në Tianjin dhe ku tenori shqiptar ishte përzgjedhur si ylli i këtij festivali. 

Koncerti u ndoq nga rreth dy mijë spektatorë në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit të qytetit. Mijëra të tjerë e ndoqën koncertin nëpërmjet transmetimit live në televionin vendor. 

Në repertorin e Hushit ishin pjesët më të zgjedhura operistike nga Puçini, Verdi dhe autorë të këngëve të famshme napolitane, nga albumi i fundit shumë i susksesshëm i tenorit ‘Amore grande’ që u duartrokitën pafund nga publiku kinez. 
Redaksia Online
( j.k/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024