Tenori shqiptar më famë ndërkombëtare Agim Hushi, na befason duke na treguar se përveç të kënduarit di edhe të pikturoj!

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” Hushi tregon pasionin e tij për pikturën, duke shkruar; “Për ata miq që se dinë hobi im është piktura!!! Në këto momente duke pikturuar...pak diell se po na mungon këtë mes korriku”, përfundon mbishkrimi i Hushit.

Kujtojmë se tenori me famë ndërkombëtare ka nisur punën për realizmin e një klipi veror në Austri në një bashkëpunim me “New Europe Simfonik Orkestra” në Vjenë.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)