Tenori Agim Hushi sërish ka reaguar sërish lidhur me kritikat e shumta për largimin e tij nga Shqipëria.
Këtë herë ai ndalet tek ata që e kanë mbështetur duke i falenderuar për fjalët e mira.
Duke iu përgjigjur kritikëve të tij, Agim Hushi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” thotë se kritikat ia lartësojnë figurën.
Postimi i Plotë
Të dashur miq
Eshtë e pabesueshme e gjitha kjo!
Nuk mund ta besoj akoma se si një postim personal për miqt e mi, me dashurinë dhe reagimin e natyrshëm njerzor të kthehet në një agresion të verbër, ku mungesa e arsyes, cmira e zezë dhe instikte të një gjykimi balkanik të hedhin balte mbi një njeri dhe jetën e tij pa asnjë shkak ose per shkakun e vetem se foli sinqerisht për një klase politike që po e bënte të ikte atë dhe mijra bij dhe bija të tjerë.
Një shoqëri që nuk ngurron të hedh balte vetëm se ka lexuar gazetën, bile arrin deri aty sa që një “filozof” shkruante se kisha pështyre atdheun megjithse kur e pyeta ma trego ku e paskam bëre këtë mu pergjigj se nuk e kam bërë; nje “gazetare” me quan Gimo dhe “len pushimet” pse paskam thënë që më vjen turp që jam bashkombas me hajdutët e popullit tim, paskam bëre tradhëti pse me dhemb që populli im është përdorur nga politika!
Po të ishte ndryshe kush e mbane këtë klasë politike mbi kokë?
Ndërkohë mijra e mijra mesazhe mbushën inboxin tim me suport dhe dashuri. Nuk gjej fjale si ti falenderoj.
Por do të doja që dhe ata që ndoqën turmën dhe më “mallkuan”, të rishikojnë me qetesi fjalët e mija dhe ta kuptojnë se janë fjalë që i thonë shqiptarët cdo ditë.
Sdo doja kurrë të zhgënjeja njeri por s'më interesojnë fare pasi gjithë jetën jam ndeshur me ziliqaret, cmirezinjt dhe njerzit e lindur me sindromen e tmerrit kur dikush ecen me kembet e tij dhe prek suksesin!
Nuk jam une natyrisht shkak i vrerit të tyre, as zëri im nëse braktiset plazhi në Shqiperi apo sepse kthehem unë të jetoj në Sydney.
Ju siguroj se fyrjet e tyre jo vetëm që s'më thyejnë por më lartësojnë dhe më bëjnë krenar se vërtet unë vlej…
Ndërkohë mund tju them se me miqtë e mijë të komunitetit shqiptar këtu në Sydney jam takuar me mall dhe me nostalgjine e miqve 20 vjecare!
Familja Ramadani, një familje e shkëlqyer me tradita keto dit me ka ndejtur kaq pranë dhe suporti i tyre vëllazëror më ka bërë të ndihem si kurrë më parë krenar për gjithcka kam bërë dhe arritur.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com