Tenori korean Jisang Ryu
rrëmben trofeun ‘Marije Kraja’
Trofeu i Festivalit Ndërkombëtar Operistik i vemti në Shqipëri, këtë herë shkoi në Kore.
TIRANE- Trofeu i Festivalit Ndërkombëtar Operistik i vemti në shqipëri, këtë herë shkoi në Kore. Baritoni Korean Jisang Ryu, pas interpretimit të fundit të aries nga opera ‘Aleko’ e Rachmaninov, i bindi mjeshtrit e muzikës që ai ishte zëri i këtij viti. Juria e përbërë nga një grup njerëzish mjaft të rëndësishëm të muzikës botërore dhe asaj shqiptare, zgjodhën zërin më të mirë operistik ndër 15 kokurrentë. Në panelin e saj, të ardhur nga jashtë ishte Brajan Diki në cilësinë e kryetarit të Jurisë, i ardhur nga një karrierë e rëndësishme si drejtor i përgjithshëm i Operas Kanadeze dhe si anëtar i jurisë së audicioneve të Operas Metropolitan; Nancy Rhodes, Drejtore e Operas së re të Nju Jorkut, Danusa Luknisova dhe italiania e mirënjohur si mikesha e ngushtë e divës Maria Callas, Xhovana Lomazi.
Pjesën shqiptare të jurisë e përfaqësonte drejtori i sapoemëruar i teatrit të Operas dhe Baletit, balerini Ilir Kerni, tenori Kastriot Tusha dhe pedagogia e Akademisë së Arteve, Suzana Frashëri. Të shtatë anëtarët, siç u shprehën vetë, nu e patën të lehtë të zgjidhnin fituesin. Baritoni Jisang Ryul ka shprehur se është rritur që në vogëli me muzikën dhe si rrjedhoj sot ai është një dnër zërat më të bukur në skenat operistike për moshën e tij. “Jam rritur mes nënës sime, një mësuese piano dhe babait, një mësues flauti. Falë të tilla rrethanave familjare, unë jam marrë natyrshëm me muzikën që në fëmijëri. Unë nisa të studio piano kur isha 6 vjeç dhe violinçel kur isha 8 vjeç. E kam kaluar gjithë fëmijërinë time duke praktikuar violinçel”, ka shprehu ai.
Në këtë edicion të 13-të të Festivalit Operistik, Shqipëria, për këtë vit u rendit e treta. Studentja e Akademisë së Arteve Enkeleida Kamani, prezantoi një interpretim shumë të mirë të Xhulietës nga Opera “Monteg & Kapulet” të Bellinit. Çmimi i dytë shkoi për amerikanen Jesica Cambo. Por çmimet nuk përfunduan me kaq. Siç producentja dhe ideatorja e këtij festivali, Zana Çela e kishte shprehur edhe më parë, se këtë vit, do të kishte një çmim të ri që do të jepej në bazë të vlerësimit të interpretimeve të këngëve klasike.
Të gjitha këngët klasike interpretuar nga 8 këngëtarët finalistë, u shoqëruan në piano nga Genc Tukiçi. Me “Song Prize” u vlerësua meksikani Rodrigo Trosino pas interpretimit të “Granada”. E ftuar nderi në mbyllje të spektaklit, ajo që i dorëzoi edhe çmimin fituesit e që mbështeti realizimin e këtij festivali, ishte Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Për të përshëndetur publikun në sallë por edhe teleshikuesit që e ndiqnin këtë festival përmes TVSH, të gjithë këngëtarët, ata të natës finale por edhe të eleminuarit, u rimblodhën të gjithë për të kënduar “Brindisi” nga Traviata.
Shkrimi u publikua sot (03.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
40.9%
-
Jo
48.4%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 8409
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTO/ Makina me 2 turistë bie në kanalin e Butrintit, njëri në gjendje kritike, sillen në Tiranë
31 Korrik, 16:11
-
4 gushti/ KQZ teston pajisjet e identifikimit biometrik, Pelinku: Kemi marrë masa të mos kemi probleme teknike
31 Korrik, 16:05
-
Itali/ Vdekja e 7 vjeçares Anisa Murati, Prokuroria hap hetime për 'vrasje nga pakujdesia' për Famullitarin e Demontes dhe për animatorët e shkollës verore
31 Korrik, 16:02
-
Menaxhimi i mbetjeve, dështojnë bashkitë Vlorë, Shkodër, Durrës dhe Korçë! KLSH: Tymi i plehrave në Vlorë rrezikon jetën e banorëve
31 Korrik, 16:01
-
Washingot Post: Nga gushti, emigrantët që kërkojnë strehim në Itali mund të dërgohen në Shqipëri
31 Korrik, 16:00
-
Manaferrat dhe vlerat e tyre shëndetësore
31 Korrik, 15:55
-
VIDEO 3D e projektit të Lanës/ Shikoni projektin, si do të transformohet Tirana nga 'Pallati me Shigjeta' tek kryqëzimi i Rr. ‘Teodor Keko’
31 Korrik, 15:41
-
Meta shigjeton Ministrin e ri të Mbrojtjes: Është shtetas grek! Çojnë ushtarë me lopata për të shuar zjarret, tenderat i vjedhin
31 Korrik, 15:38
-
Nën hetim pasuror dhe dy masa sigurie në burg, Apeli i Posaçëm vendos sekuestrimin e një apartamenti të Jorgo Goros në Vlorë
31 Korrik, 15:32
-
Momenti i votimit në parlament për shkarkimin dhe emërimin e ministrave/ Ori Nebiaj shtyp butonin elektronik edhe për Bardhin, Bashën dhe Tabakun
31 Korrik, 15:20
-
Izraelitët dhe libanezët përgatiten për hakmarrjen e Izraelit kundër Hezbollahut
31 Korrik, 15:20
-
2 prokurorë të rinj për SPAK! KLP “ok” Jellës dhe Maksutit, Tavani u skualifikua! Shkresë KLP: Dua proces të rregullt
31 Korrik, 15:12