Situatë e brishtë në Maqedoni. Skandali i përgjimeve dhe sulmi në rajonin e policisë në Gushincë kanë sjellë një gjendje tensioni. Mediat maqedonase raportojnë se në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes janë vërejtur forca të mëdha policore në Kumanovë dhe Likovë.

Forcat e policisë maqedonase janë pozicionuar në hyrje të Komunës së Kumanovës duke kontrolluar me imtësi cdo lëvizje. E njëjta gjë është edhe në Likovë, sipas informacioneve të mediave, bazuar te deklaratat e banorëve të zonës.

Zyrtarisht Ministria e Brendshme e Maqedonisë nuk jep asnjë sqarim për gjithçka po ndodh në Kumanovë dhe Likovë. Por, sipas mediave shkak i gatishmërisë së lartë të policisë maqedonase janë  bërë grupe të armatosura në fshatrat e rrethinës së Kumanovës në Malësinë e Karadakut.

Burime të mediave në Shkup pranë policisë maqedonase shprehen se grupet e armatosura po bëhen gati të kryejnë ndonjë sulm më serioz se sa incidenti ditë më parë në Gushincë.


d.b/shqiptarja.com