Preshevë-Pak orë para vizitës së Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Luginën e Preshevës, është rritur tensioni, pas veprimit të policisë serbe, e cila ka arrestuar disa shqiptarë të Preshevës që po vendismin flamuj dhe pankarta në muret e qytetit.
Dy persona, përkatësisht drejtuesi i një ndërmarrje shërbimesh dhe bashkëpunëtori i tij janë arrestuar nga autoritetet serbe.
Siç bën të ditur agjencia "Presheva Jonë", ndërrmarja "Rrufeja" ishte kontraktuar nga komuna e Preshevës për vendosjen e flamujve kombëtarë në rrugën "15 Nëntori" në Preshevë, nga gjimnazi "Skenderbeu" e deri tek qendra, para komunës në sheshin e dëshmorëve të UÇPM-së,
Dy personat e arrestuar po mbahen në stacionin policor të Preshevës./ATSH/
/Shqiptarja.com