Fitorja 1-0 e Vllaznisë kundër Teutës të dielën në 'Loro Boriçi' nuk ka kaluar pa tension mes tifozëve. Policia e Shkodrës bën me dije se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë gjashtë tifozë të Teutës, për 'Shkatërrim të pronës' dhe 'Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive', pasi kanë thyer disa stola të tribunave dhe i kanë hedhur në fushë.
Tensionet kanë vijuar edhe jashtë stadiumit, pasi disa tifozë të Vllaznisë kanë shkuar në daljen e tribunave të tifozëve të Teutës, por për fat ndërhyrja e policisë ka shmangur një përplasje mes tyre.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. N., 23 vjeç; G. S., 21 vjeç; S. K., 20 vjeç; F. M., 20 vjeç; B. G., 21 vjeç; L. L., 21 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.
Pasi më datë 12.04.2026, në përfundim të ndeshjes midis ekipeve të futbollit “Vllaznia – Teuta”, e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, kanë dëmtuar disa stola në tribunat E4 dhe E5, dhe më pas i kanë hedhur në ambientet e brendshme të fushës.
Lajmi kryesor:
Superliga/ Befason KF Tirana, mposht 3-1 Egnatian në kryeqytet! Vllaznisë i mjafton Dodaj, 'thyen' Teutën mes tensionit dhe mbetet në krye









