Fillimi i takimit i presidentit të Serbisë me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës në Zveçan, është shtyrë për pak kohë. Shkak është bërë axhenda e kreut të shtetit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili ka planifikuar të zhvillojë një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njofton Tanjug.

Më herët, raportojnë mediat e Kosovës, Vuçiç duke folur në Forumin e Bizneseve, kishte thënë se ka informacion se Erdogani dëshiron të flasë me të kurdo, sepse, siç tha, edhe Erdogani paraqitet menjëherë në çdo ftesë që ai ia bën nga Beogradi.