Rikthehen barrikadat në Veri të Kosovë, serbët kundërshtojnë aksionin kundër kontrabandës, 6 policë e 10 qytetarë të lënduar! Kurti: Mediat serbe po politizojnë! Brnabiç: NATO të ndërhyjë

Ka sërish tensione në Veri të Kosovës. Qytetarët serbë po kundërshtojnë një aksion të sotëm të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave. Për pasojë kanë mbetur të lënduar 6 policë si dhe 10 qytetarët të Mitrovicës së Veriut, ndërsa 8 persona janë arrestuar.  Ky aksion, që tashmë ka përfunduar, u shtri në vende të ndryshme, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës, por kundërshti hasi vetëm në Mitrovicë n e Veriut. 

 “Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Mësohet se është hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, për t'i shpërndarë ata pasi ishin nisur drejt policisë, duke i gpoditur ata me sende të forta. Ndërkohë për shkak të situatës së tensionuar, në disa vende janë ngritur edhe barrikada.

Në këtë aksion, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës është e përfshirë edhe Dogana e Kosovës, ndërkaq policia ka shpërndarë disa fotografi të mallrave të sekuestruara, ku vërehen që janë mallra ushqimore.

Në një reagim për situatën, kryeministri Albin Kurti thotë se aksioni  policisë është ndërmarrë pas hetimeve të prokurorisë , duke theksuar se Kosova nuk do të tolerojë krimin e kontrabandën. Sipas Kurtit, janë mediat serbe që po politizojnë situatën, duke i bërë thirrje qytetarëve serb në veri të Kosovës që bien pre e këtyre provokimeve. Po ashtu Kurti theksoi se operacioni i Policisë për ditën e sotme është mbyllur.

Nga ana tjetër i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga Serbia,ku kryeministrja Ana Brnabić bëri thirrje për ndërhyrje nga NATO. Sipas saj duhet reagim i menjëhershëm për "politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina".

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:08
Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç zbulon telefonatën me Lajçak: I thash që t'i ndalojnë ata, ose do t'i ndalojmë ne

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka mbajtur një takim urgjent në kazermat ushtarake të Serbisë në Rashkë, për të rënë dakord, siç u tha, se çfarë të bënin pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri.

Ai tregoi se ka folur me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilit tha se i ka kërkuar “t’i ndalojë” veprimet e institucioneve të Kosovës.

“Ndaloni ata. Nëse nuk jeni në gjendje ta bëni, ne do t’i ndalim”, deklaroi Vuçiq se i ka thënë Lajçakut.

“Ata më thanë ‘ne jemi duke punuar për këtë’ dhe pastaj i bënë ata të tërhiqeshin. Megjithatë, duhet të keni parasysh, sipas inteligjencës sonë, ata kishin mbështetjen e të paktën një shteti për atë që po e bënin sot, dhe ky nuk është një vend i BE-së”, tha kreu i shtetit serb.

Vuçiq theksoi se në reagimin e tij, Bashkimi Evropian nuk i përmendi të dy palët, por e akuzoi Kosovën për tensionimin e situatës në veri të vendit.

“E vetmja gjë është se BE-ja nuk i përmendi më dy palët”, tha Vuçiç.

Ai tha se Kosova u frymëzua nga fuqi të mëdha për aksionin e sotëm.

“Është dëshira e një pjese të fuqive të mëdha perëndimore për të destabilizuar dhe shembur gjithçka, në mënyrë që ata t’i menaxhojnë më mirë proceset, sepse kjo është gjithçka që mund të bëjnë”, tha Vuçiq në këtë takim.

Ora 14:49
Aksioni në veri të Kosovës, policia shpall në kërkim 5 të dyshuar për kontrabandë mallrash

Pas aksionit në veri të Kosovës, policia ka shpallur në kërkim 5 të dyshuar të cilët akuzohen për kontrabandë mallrash. Ndërkohë kujtojmë, që 8 të tjerë janë arrestuar.

Përmes një njoftimi, policia ka bërë me dije se janë shpallur në kërkim pesë të dyshuar për kontrabandë me mallra. Ata janë Besim Zeqiri, Halil Sylejmani, Festim Sylejmani, Fikrim Latifi dhe Milan Radisavljevic.

"Hetimet intensive drejt identifikimit të personave të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me mallra, janë realizuar nën autorizimin e prokurorisë kompetente, e që kanë rezultuar deri më tani me identifikimin e (5) personave të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim", thuhet në njoftim. 

Ora 13:56
Tensionet në Veri të Kosovës, Përfaqësuesi i Lartë i BE: Të ndalen menjëherë incidentet e dhunshme! Veprimet e njëanshme që rrezikojnë stabilitetin, të papranueshme

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka reaguar në lidhje me situatën sërish të tensionuar të krijuar në Veri të Kosovës. Me një postim në Twitter, Borrell ka bërë thirrje që të ndalen menjëherë incidentet e dhunshme. Ai thekson se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin, janë të papranueshme.

"Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën", shkruan Borrell.

Ora 12:24
Tensionet në Veri të Kosovës, kryeministrja Serbe: NATO të ndërhyjë, frenoni Albin Kurtin dhe politikën e çmendur të Prishtinës

Kryeministrja e Kosovës, Anna Brnabić i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe KFOR -it që të reagojnë në lidhje me situatën në Veri të Kosovës, ku qytetarët serb po kundërshtojnë një aksion të sotëm të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave. Me një gjuhë të ashpër, Brnabić thotë se duhet 'frenuar' kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe se duhet një reagim i qartë për 'politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina'. Sipas saj, situata është 'më shumë se dramatike'.

Ora 12:11
Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Albin Kurti: Krimi dhe grupet kriminale s'do tolerohen! Qytetarët mos të bien pre e mediave në Serbi që duan ta politizojnë

1581414931_albinkurti1.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me tensionet në Veri të Kosovës, ku qytetarët serb po kundërshtojnë një aksion të Policisë kosovare kundër kontrabandës së mallrave. Me një postim në facebook, Kurti thotë se krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen, teksa akuzon mediat serbe se po politizojnë çështjen. Ai i bën thirrje qytetarëve serb në veri të Kosovës që të mos bien pre e këtyre mediave

"Aksion i Policisë kundër krimit e kontrabandës në Prishtinë, Pejë dhe në veri e jug të Mitrovicës. Herët në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri). Këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale. Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë. Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë", shkruan Kurti.

 

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kastriot Lame: 14/10/2021 18:27

    Serbet,kujtojne se ajo pjese e Veriut,qe quhet Mitrovice eshte ne hipoteken e vjeter te serbise,dhe e gjithe Kosova me legalizimin e bere nga Europa plake si"toke e xanun",prap e quan pronen e vet. Pra thjeshte llogika e grabitqarit.E duke qene keshtu,jane mbeshtetes te antishtetit,nuk duan zbatimin e ligjit,por anarshi dhe tollovi. Pra,ai trimi Viçiç,sa here i has"sharra ne gozhde",kercenon European dhe I drejtohet ushtrise,pra force. Kadale gospode,se Kosova eshte shtet,vertete i ri,por do te rritet se e ka te ardhmen perpara. Europa eshte pak e ngathte,e me kete ngathtesi e inkirajon Serbini,e cila si shtet kriminel dhe qe ka bere genocidin e pa shembullt,ne mes te Europes,duhet to thuhet qarte:mbylle gojen!!

    Përgjigju
  • Iris: 14/10/2021 02:52

    Eshte ironike fakti qe nga nje ane, Serbia e shikon veriun e Kosoves si nje fare republike Sperkska,kurse nga ana tjeter e tere gjullurdia, doli qe u be per ca kontrabandiste qe kryesisht ishin shqipo dhe vetem nje serb!!Mendoj qe qeveria kosovare nuk po punon sa duhet,per t'i bere per vete serbet e veriut te Kosoves,aq sa t'i shkepuse nga ndikimi i Beogradit.Si shembull dua te sjell Hong-Kongun.Besoj se ju kujtohet qe qeveria britanike duhet t'ia kthente Kines,por atehere banoret e H-K,te modernizuar e te mesuar me jetesen,kulturen dhe lirite,etj britanike,nuk ishin entuziast per rikthim nen Kinen komuniste dhe si rrjedhim H-K mori status special dhe bile dhe flamur te vecante.Ky ishte nje reagim i jashtzakonshem nga nje ish-koloni,qe normalisht duhej te ishte e gezuar qe po u jepte lamtumiren britanikeve.Por ja qe hong-kongasit preferonin me mire britaniket,se sa Kinen dhe gjykuar nga c'ka ndodh sot atje si po errodohen cdo dite te drejtat dhe lirite e tyre,jane me se te kuptueshme ndjenjat,dyshimet dhe frikerat e tyre te atehereshme.Mendoj qe qeveria kosovare,pavaresisht kush eshte ne pushtet,duhet te punoje shume dhe te kthehet ne nje fare <<britaniku>> per serbet e veriut te Kosoves.Ky lloj //investimi//, ka per t'i bere ata te ndjehen ne te ardhmen, me shume popullsi e respektuar me te gjitha te drejtat e Kosoves,se sa te Serbise,sepse sot duken sikur Kosova i mban prej duarsh dhe ata shikojne prapa me peng ne zemer nga Serbia,ku do te preferonin te ishin.Duhet punuar jashtzakonisht shume!

    Përgjigju
    • Arbër: 14/10/2021 12:26

      Serbët nuk janë (jo të gjithë) për demokraci sepse ende janë me mentalitetin e karpateve mesjetare...

  • Arbër: 13/10/2021 20:57

    Ohhh provoje o vuçe se qe besa mezi po të presim edhe një herë e përgjithmonë

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 13/10/2021 13:52

    Ku asht vllau yne qe i "DIGJET" zemra dhe dreqi e feleqi per bashkim kombetar me çaninGrek??? Ku asht vllau i vuçiçKakes me dordolecin e OPEN BALLKAN??? Ohhhhhh moj e mjera Shqypni/Të korruptuemit e te degjenerumit po t'qesin me krye n'hì. Mbahu dhe ruaju Shqipe nga bijt e tu te degjeneruar qe ky popull prej 30 vjetesh i voton kto palavì-bërsi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë