Edhe në Vlorë procesi i numërimit të votave është shoqëruar me tensione. Në pamjet e Report Tv nga qendra e numërimit shihen përplasjet mes numëruesve dhe vëzhguesëve. E gjitha bëhet fjalë për një votë e cila sipas LSI ëshë e pavlefshme por po i kalon PS si e vlefshme. Vëzhguesit e PS dhe të LSI janë konfrontuar me njëri-tjetrin, ku shkak ka qenë verifikimi i kësaj vote.


Lajmi kryesor:

Numërimi i votave/ Sherr në Rrogozhinë, dhunohet jashtë KZAZ-së kreu i bashkisë! Përplasje për 1 votë mes vëzhguesëve të PS e LSI në Vlorë