TIRANË- Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit. Protesta nisi e qetë, por pas një ore përshkallëzoi në akte dhune. Të rinj të maskuar arritën të shkulin kangjellat e trotuarit dhe më të të godasin rrethimin e Ministrisë së Arsimit. Një portë u shemb dhe studentët arritën të futen në oborrin e Ministrisë së Arsimit. Policia reagoi menjëherë, duke krijuar një kordon sigurie brenda në oborrin e Ministrisë dhe duke u kundërpërgjigjur me spray piperi.
Me thirrjet “dorëheqje” dhe “ju erdhi fundi” studentët qëlluan me pllaka trotuari në drejtim të godinës. Disa prej tyre arritën të thyenin edhe një pjesë të xhamave.
Po ashtu, drejt godinës u hodhën vezë, gurë e kapsolla. Pas akteve të dhunës, policia ndërhyri duke i shpërndarë me ujë.
Lajmi në përditësim...

Xhama të thyer, gjurmë boje të kuqe e vezësh dhe shkrime si ‘ikni’, 'rezisto' apo ‘nuk ju duam’ shihen mbi fasadën e godinës së Ministrisë së Arsimit.
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka reaguar pas akteve të dhunës në protestë dhe sulmit ndaj godinës ndaj Ministrisë së Arsimit.
“Studentët nuk janë terroristë me maska! Nuk ka nxënës që thyejnë dritaret e shkollës”, shkruan Balla.
Pllakat dhe gurët e hedhur nga protestuesit kanë mbushur rrugën përpara Ministrisë së Arsimit. Ata kanë shkulur pllakat në trotuare për t’i hedhur kundrejt godinës së institucionit, si dhe ndaj efektivëve.
Një i moshuar në protestën te Ministria e Arsimit ka humbur ndjenjat në rrugë. Pranë i janë gjendur protestuesit të cilët po përpiqen t’i japin ndihmën e parë. Ndërkohë ka mbërritur edhe ambulanca për ta dërguar në spital.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë te Ministria e Arsimit, duke kërkuar ndalimin e “terrorit policor ndaj rinisë”.
"Të rinjtë dhe të rejat që protestojnë për një Shqipëri më të mirë meritojnë respekt, jo dhunë; përgjigje, jo represion; liri, jo frikësim! Kush ngre dorë mbi rininë, dëshmon frikën nga zëri i saj dhe nga ndryshimi që ajo kërkon. Asnjë pushtet nuk mund ta shuajë me dhunë zërin e një brezi që kërkon dinjitet, drejtësi dhe të ardhme në vendin e vet. Mos e ngatërroni heshtjen me bindjen dhe frikën me nënshtrimin. Rinia nuk intimidohet, nuk blihet dhe nuk ndalet!Çdo akt dhune ndaj studentëve është një akt kundër së ardhmes së Shqipërisë. Dhe çdo pushtet që zgjedh dhunën përballë rinisë, përshpejton humbjen e legjitimitetit të vet. Duart larg studentëve!" shkruajti Bardhi nw njw postim nw rrjete sociale.
Përplasje fizike po ndodhin midis policisë dhe protestuesve në protestën te Ministria e Arsimit. Një protestues shihet teksa bën rezistencë, ndërsa efektivët e kapin për ta shoqëruar. Mësohet se deri më tani ka disa shoqërime, por nuk ka ende një numër të saktë.
Sipas raportimeve, protestuesit janë ndarë në dy grupe, një pranë autobotit me ujë dhe një pjesë tjetër e kufizuar nga kordoni i policisë. Të rinjtë po hedhin edhe vezë drejt efektivëve.
Pas akteve të dhunës te Ministria e Arsimit, Policia nis të shpërndajë protestuesit me ujë
Protestuesit që po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit kanë hedhur edhe fishekzjarre, flakadanë e ujë. Ndërkohë policia po përpiqet t’i shpërndajë duke hedhur ujë, spray me piper dhe gaz lotsjellës.
Ky është momenti kur një grup të rinjsh të maskuar qëllojnë me pallka trotuari godinën e Ministrisë së Arsimit. Një prje tyre sulmon me kangella një prej portave të Ministrisë.










Komente
Komento