Rikthehen incidentet dhe tensionet te “Sheshi Uillson” mes opozitës dhe Policisë.
Përplasje fizike dhe shoqërime të personave, bllokim rruge dhe konfrontime.
Në një moment u pa se një qytetar i moshuar ra mbi asfalt si pasojë e shtyrjeve mes palëve. Protestuesit i erdhën në ndihmë duke e ngritur. Teksa në radhën e parë deputetë dhe protestues shtyheshin me efektivët e bërë kordon.
Mjete që kalonin me vështirësi në segmentin e hapur nga uniformat blu. Edhe pse protestuesit tentonin t’i bllokonin makinat, policia i ka shmangur duke i zhvendosur në krahët e rrugës.
Një episod i tillë ishte ai i një vajze që i doli para një mjeti taksi në shesh dhe u mbështet. Pas disa thirrjeve mohuese, efektivët e kapën nga krahët duke e kaluar në trotuar dhe liruar qarkullimin.
Madje edhe deputetët e opozitës tentuan të njëjtën gjë, duke bllokuar qarkullimin. mes tyre deputetja demokrate Ilda Dhori dhe kolegu i saj Luan Baçi, që u përpoqën disa herë të bllokonin mjetet në lëvizje.
Dhori u pa teksa u vendos në mes të rrugës dhe bllokoi qarkullimin e mjeteve. Efektivët në grup e mënjanuam, teksa ajo rezistoi dhe i kundërshtoi, derisa policët e zhvendosën jashtë sheshit.
Lajmi kryesor:
Protesta e PD/ Berisha me një grusht militantësh bllokojnë 3 orë Tiranën: Qeveri teknike! Përplasen me policinë! Noka grusht efektivit
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
17.5%
-
Të gabuar
80.6%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 160
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Braçe ndan pamjet me dron të REPORT TV nga protesta e PD: Vuajtja e Tiranës një ditë para Krishtlindjeve, e bllokuar nga 102 vetë! Shkak, urrejtja ndaj këtij qyteti
23 Dhjetor, 21:55
-
Teliti te ‘5 Pyetjet’: Gjekmarkaj u dhunua nga policia! Ironizon Hitaj: Mund të themi se ishte atentat i organizuar nga Rama, por s’është ashtu
23 Dhjetor, 21:50
-
Ironia e Spahiut: A do vazhdojë protesta nesër, apo deputetët do ikin me pushime?
23 Dhjetor, 21:23
-
Lutfi Dervishi: Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…
23 Dhjetor, 20:22
-
Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen
23 Dhjetor, 20:14
-
Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?
23 Dhjetor, 19:39
-
Protesa e opozitës, Petro Koçi: Do të shesin vilat në Gjirin e Lalëzit dhe milionat do t’ua shpërndajnë qytetarëve
23 Dhjetor, 19:37
-
Berisha zbarkon te ‘Sheshi Uillson’, bën ‘qepalla’ dhe përqafime me Gazment Bardhin e Tedi Blushin! Protesta drejt mbylljes (VIDEO)
23 Dhjetor, 19:36
-
Dështimi i protestës së militantëve të Berishës para Ambasadës shqiptare në Londër, marrin pjesë vetëm 20 persona (VIDEO)
23 Dhjetor, 19:25
-
Protesta e opozitës, Ervin Salianji reagon nga qelia nr.6: Rama ka bllokuar jo vetëm rrugët e Tiranës, por edhe të Shqipërisë
23 Dhjetor, 19:15
-
Protesta/ Gjekmarkaj humb ndjenjat dhe rrëzohet në tokë! Kryetari i PD: E goditën efektivët! Reagon policia: Berisha gënjen (VIDEO)
23 Dhjetor, 18:54
-
Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike
23 Dhjetor, 18:48