Pas tensioneve në muajin e fundit dhe në prag të veprimit nga policia e Kosovës për heqjen e murit në veri konfirmohet vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Prishtinë.
Stoltenberg do të jetë në Kosovë në datë 3 shkurt, ndërsa në axhendë parashikohen takime me Presidentin, kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Tensionet mes dy vendeve nisën pas tentativës së Serbisë për të futur në Kosovë një tren ilegal me mbishkrimin 'Kosova është Serbi' por që më pas u ndalua.
Por vizita e Jens Stoltenberg në Prishtinë, konfirmon vëmendjen e NATO-s ndaj Kosovës për të shmangur tensionet në rajonin e Ballkanit.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com