Tensionet me Kosovën, Balla: Serbia të dënojë sulmet ndaj policisë të Kosovës

Tensionet me Kosovën, Balla: Serbia të dënojë sulmet ndaj policisë të Kosovës

1670848530_Screenshot1.jpg

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot se kryeministri Edi Rama i ka dënuar aktet e dhunës në veri të Kosovës, si dhe ka shprehur mbështetjen e tij e të qeverisë.

Në një deklaratë për gazetarët, Balla u shpreh se Kosova është e pavarur dhe se Serbia duhet ta kuptojë diçka të tillë. Ndër të tjera, Balla nënvizoi se Tirana zyrtare i bashkohet thirrjes së SHBA-ve dhe BE-së që duhet të respektohen vendimmarrjet e institucioneve të Kosovës.

“Ajo që është shumë e rëndësishme, është që kryeministri Rama ka qenë shumë i qartë në dënimin e të gjitha akteve të dhunës, të ndodhura dhe në mbështetje të nevojës për të mos eskaladuar asnjë prej ngjarjeve aty dhe unë mendoj që rëndësishme është që Kosova, duhet kuptuar nga të gjithë, përfshirë këtu edhe Serbinë, që është shtet i pavarur, shtet me institucione dhe natyrshëm ne duhet të respektojmë të gjitha vendimmarrjet e institucioneve të Kosovës si një shtet i pavarur”, tha Balla.

“Megjithatë, ajo që dua të ripërsëris dhe që mendoj që është qëndrimi zyrtar i Tiranës dhe i Ministrisë së Jashtme, është që ne i bashkohemi thirrjes së SHBA-ve dhe BE-së që duhet të respektohen vendimmarrjet e institucioneve të Kosovës dhe të dënojmë sulmet. Sulmi ndaj oficerit të EULEX-it është i papranueshëm, duhet dënuar nga të gjithë, përfshirë Serbinë”, theksoi ai.


Lajmi kryesor:

Serbia nuk tërhiqet, Vuçiç: Më 15 dhjetor kërkesë NATO-s të fusim ushtrinë në Kosovë! Borrell: BE-ja e gatshme të shtojë trupat e EULEX-it! Rama: Prishtina ka mbështetjen tonë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja