“Çfarë do duhet t'i them Erdoganit, do ia them në sy!” Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis duket se i ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë presidentit të Turqisë, Erdogan për tensionet dhe qëndrimet provokuese që kanë pasur me njëri-tjetrin.
Gjatë darkës së liderëve që morën pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Pragë, Mitsotakis po fliste me presidenten e KE, Ursula von der Leyen dhe kryeministren e Estonisë Kaya Kalas kur tha se Erdogan nuk duhet të vërë më në dyshim sovranitetin e ishujve dhe të shkaktojë tensione.
Ndërsa sot, në takimin jo zyrtar tha: “Greqia nuk provokon kurrë, por përgjigjet me besim sa herë provokohet.”
Siç bëri në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Kyriakos Mitsotakis u shpjegoi 43 liderëve të pranishëm se " nuk ka kuptim të akuzohet Greqia për rritjen e tensionit në Egje, kur Turqia është ajo që drejtpërsëdrejti ngre pyetje edhe për sovranitetin e ishujve grekë.”
Sipas kryeministrit grek, është e pamundur të ketë marrëdhënie të qeta midis Greqisë dhe Turqisë, për sa kohë që kjo retorikë vazhdon.
Kjo vjen pas deklaratave të Erdogan ndodhej për vizitë zyrtare në Bosnje-Hercegovinë, nga ku dha një mesazh se do të bëjnë atë që është e nevojshme nëse sipas tij, vijojnë kërcënimet e paligjshme të Greqisë.
“Ata kanë ishuj, kanë baza në ishuj por nëse kërcënimet e tyre të paligjshme do të vazhdojnë, durimi ynë do të soset. Ajo që po ju them nuk është fantazi. Në momentin e duhur, do të vijmë natën befas”, tha rreth një muaj më parë Erdogan.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.9%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3672
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor, 16:17
-
‘Po flirton me Erdoganin dhe Ramën’, Mitsotakis përjashton nga partia Demokracia e Re ish-kryeministrin Samaras
16 Nëntor, 16:49
-
Trump bisedë telefonike me kryeministrin grek Mitsotakis! Qeveria greke: Në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
12 Nëntor, 12:53
-
Lufta/ Turqia mohon dërgimin e naftës në Izrael
11 Nëntor, 15:09
-
Shuhet në moshën 83-vjeçare Fetullah Gulen, kundërshtari i presidentit turk Erdogan! Dikur aleatë, jetonte në SHBA prej vitit 1999
21 Tetor, 08:05
-
Vizitë e vështirë, Scholz takohet me Erdogan
19 Tetor, 17:33
-
'Kush do të na mbledh ullinjtë?', Mitsotakis: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, s'mund të përsëritet për të gjithë bllokun
17 Tetor, 19:52
-
Namazgjaja në 'Studio Live'/ Muzhaqi: Erdogan s’do pranonte të hapte xhaminë e Gylen, FETO e cilësuar organizatë terroriste! Krisafi: Ndërhyrje e Turqisë në punët tona!
11 Tetor, 21:44
-
'Pas Shqipërisë dronë kamikazë edhe për Beogradin! Erdogan: Turqia dhe Serbia do të zhvillojnë bashkërisht industrinë e mbrojtjes
11 Tetor, 16:33
-
Pasi la Tiranën, Erdogan zbret në Beograd, pritet nga homologu Vuçiç! Analistët: Mund të firmosen dhe marrëveshje ushtarake armatimi
10 Tetor, 21:45
-
Anulohet seanca e nesërmeplenare në Parlament! Pritet vizita e Erdogan, ndërsa PD kishte paralajmëruar sërish kaos
9 Tetor, 21:37
-
Nesër Presidenti i Turqisë vjen në Tiranë! Policia blindon kryeqytetin, ja rrugët që do të bllokohen
9 Tetor, 17:27