Tensionet, Çavusoglu: Pse u tërhoqëm nga vendimi për të shpallur 'non grata' 10 ambasadorët, Mitsotakis qan e dridhet duke u ankuar për ne

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka dhënë detaje për tërheqjen e vendimit për të shpallur ‘non grata’ 10 ambasadorët që kërkuan lirimin nga burgu të aktivistit Osman Kavala, teksa fliste në lidhje me krizën e fundit të vendit me Perëndimin.

Çavusoglu theksoi se tërheqja ndodhi pasi disa vende i thirrën ambasadorët e tyre për të kërkuar shpjegime në lidhje me reagimet e bëra.

“Pati disa prej atyre që bënë gati edhe valixhet për të ikur”, tha shefi i diplomacisë turke.

Kush është Osman Kavala?
Osman Kavala biznesmen turk, aktivist, filantrop dhe i burgosur politik i cili ka bërë fushatë për lirinë e fjalës dhe demokracinë. Presidenti Erdogan thotë se ka mbështetur protestat e Gezi në Turqi në vitin 2013. Ai beson se ato protesta kishin për qëllim rrëzimin e tij dhe qeverisë së tij. Kjo është arsyeja pse ai beson se të gjitha thirrjet për lirimin e Kavala po synojnë drejtpërdrejt veten e tij. Prandaj reagimi i tij është i ashpër.

Çavusoglu u pyet edhe për përjashtimin nga programi i avionëve të gjeneratës së pestë “F-35” për shkak të afrimitetit me Rusinë duke thënë se nëse SHBA-të nuk ua shesin këto avionë, atëherë Rusia do të jetë një alternativë.

Në lidhje me raportet me Greqinë, ai tha se kryeministri grek Mitsotakis qan dhe ankohet në çdo mbledhje të NATO-s, duke akuzuar Turqinë për ngritje të tensioneve në rajon.

“Nuk ka ditë që ai të mos qajë para udhëheqësve të shteteve të tjera duke u ankuar për ne. Qan në çdo mbledhje dhe dridhet si fëmijë”, tha Çavusoglu.

Greqia ka arritur disa marrëveshje për blerjes armësh nga Franca gjatë muajve të fundit, gjë që pritet të rikthejë balancën e forcave në Mesdhe, e cila deri më tani ka anuar nga Turqia.

Përjashtimi i Turqisë nga programi i avionëve F-35, vonesat në modernizimin e avionëve F-16 si edhe probleme të tjera me sistemet raketore anti-ajrore, e kanë bërë Turqinë një kundërshtar më të lehtë për grekët dhe Francën në Mesdhe.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Takimi i 7 mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe 16 marrëveshjet e nënshkruara i konsideroni:



×

Lajmi i fundit

John

Rusia dhe Kina kundërshtojnë Samitin e Demokracisë si pengesë të modernizmit:Produkt i mentalitetit të Luftës së Ftohtë