Sali Berisha ka reaguar për sulmet me bomba ndaj patrullave të EULEX-it duke hedhur akuza ndaj Aleksandër Vuçiç se po përpiqet të destabilizojë Kosovën. Berisha shton se i dënon këto sulme të bandave serbe të dirigjuara nga Beogradi. Teksa thekson mbështetjen për autoritetet e Kosovës, bën thirrje për ndërkombëtarët që të ndëshkojnë qëndrimet e Serbisë.
“Serbomadhi Vuçiç vazhdon haptas përpjekjet për destabilizimin e Kosovës.
Të dashur miq, banda të armatosura kriminale serbe të orkestruara direkt nga Beogradi sulmuan gjatë natës me bresheri njësitë në detyrë të policisë së Kosovës dhe hodhen granata kundër njësive të Euleksit, gazetarëve dhe ekipit të Televizoinit Dukagjini të Prishtinës në Rudar të Zveçanit. Këto banda kanë bllokuar rrugë kryesore në veriun e vendit.
Dënoj me forcën më të madhe këto sulme terroriste dhe destabilizuese të bandave kriminale serbe të dirigjuara direkt nga Beogradi ndaj policisë së Kosovës, misionit të Euleksit mediave si dhe bllokimin banditesk të rrugëve. Mbështes plotësisht autoritet e Kosovës në qëndrimet e tyre për garantimin e integritetit teritorial, sovranitetit, rendit, sigurisë së vendit të tyre. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndëshkoj qëndrimet luftënxitëse të kordinuara me Kremlinin të presidentit të serbomadhisë Vuçiç dhe bandave të tij kriminale në veriun e Kosovës”, shkroi Berisha.
Lajmi kryesor:
Sulmohet patrulla e EULEX-it në veri të Kosovës, Rama: Rishfaqja e barrikadave bie ndesh me çdo ligj! BE të thërrasë urgjent tryezën e dialogut! Xhaçka: I dënojmë
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 3880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet
18 Dhjetor, 18:58
-
Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia
18 Dhjetor, 17:06
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi më 20 dhjetor në Prishtinë, axhenda! Nga Rama te Kurti, ja politikanët që do mbajnë fjalime
18 Dhjetor, 17:03
-
Haxhi Shala dhe Sabit Jonuzi pranojnë fajësinë para gjykatës në Hagë
18 Dhjetor, 15:58
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor, 13:40
-
Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri
18 Dhjetor, 13:36
-
Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës
18 Dhjetor, 13:34
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata
18 Dhjetor, 13:30
-
Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si i bëri Policia blerjet me agjentë të infiltruar dhe roli i taksistit
18 Dhjetor, 13:09
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Dialogu/ Laçak flet pas takimeve në Bruksel: Të themelohet Asociacioni, Serbia të njohë simbolet e Kosovës
18 Dhjetor, 11:20