Këtë mëngjes, policia izraelite pengoi Patriarkun Latin të Jerusalemit, Kardinal Pizzaballa dhe drejtues të tjerë të Kishës Katolike të hynin në Kishën e Varrit të Shenjtë, ndërsa ata ishin duke shkuar për të kremtuar Meshën e së Dielës së Palmave.
"Të dy u ndaluan përgjatë rrugës, ndërsa po udhëtonin privatisht dhe pa asnjë konotacion procesioni apo ceremonial, dhe u detyruan të ktheheshin prapa",u njoftua nga Patriarkana e Jerusalemit.
Kjo situatë krijoi tensione, ndërsa autoritetet izraelite e shpjeguan vendimin duke deklaruar se masa ishte marrë për arsye sigurie.
Ministri i jashtëm italian thirri urgjent ambasadorin e Izraelit në Romë, për të dhënë shpjegime lidhur me këtë situatë.
Komente










Juda sicarius pra killer me pagese (sica= thika Shqip) pra thika apo te hika (te hyn) pra thika-> sika shqip antike ! Kjo tregon qe historia eshte n levizje jetojme ne simulim! Sa per herkulin (hekurin) pra shume i forte do themi per Mc Gregor ose Khabib Jane sot herkuli modern ose Luan Krasniqi (herkuli shqiptar )
Përgjigju