Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar hartimin e planeve që parashikojnë mundësinë e rifillimit të luftës, ndonëse një ditë më parë kishte deklaruar se sulmet e mundshme nuk do të nisnin përpara zgjedhjeve të mesmandatit, më 3 nëntor.
Sipas The Nju Jork Times, presidenti i ka kërkuar Pentagonit të hartojë plane për goditjen e arsenalit iranian të dronëve dhe raketave, infrastrukturës energjetike dhe objektivave të tjera ushtarake.
Gazeta raporton se gjatë muajve të fundit, zyrtarët e sigurisë i kanë propozuar në pesë raste Shteteve të Bashkuara të ndërmarrin operacione në shkallë të gjerë kundër Iranit ose kundër rebelëve Huthi në Jemen, aleatë të Teheranit. Megjithatë, Trump e ka vënë veton ndaj këtyre planeve në çdo rast.
Pavarësisht kësaj, sipas NYT, Trump po shqyrton sërish një plan sulmi, i cili u diskutua të premten e kaluar. Plani parashikon “një fushatë të shkurtër dhe intensive, që do të zgjaste rreth tri ditë”, sipas burimeve të informuara për këtë çështje.
Pentagoni po përgatit alternativa për rifillimin e operacioneve teksa 3 aeroplanmbajtëse pritet të mbërrijnë së shpejti në Lindjen e Mesme.
Donald Trump mohoi të enjten se do të ketë një sulm ndaj Iranit përpara zgjedhjeve të mesmandatit, por raportimet mediatike dhe burime anonime në administratën amerikane konfirmojnë të kundërtën.
Të enjten edhe faqja e lajmeve axios duke cituar 3 burime raportonte lëvizjet e pentagonit që u kishte dërguar trupave të dislokuara në lindjen e mesme udhëzime për të qenë në gatishmëri për rikthimin në luftë.










Komente
Komento