Tensionet në Veri, gazeta zvicerane: Negociatorët e Kosovës e Serbisë janë takuar në Zvicër, shkëmbyen pikëpamjet larg syrit të publikut

Tensionet në Veri, gazeta zvicerane: Negociatorët e Kosovës e Serbisë janë takuar në Zvicër, shkëmbyen pikëpamjet larg syrit të publikut

Forcat e KFOR

Teksa vijojnë tensionet në veri të Kosovës dhe ndërkombëtarët bëjnë thirrje për dialog, gazeta zvicerane ka botuar një artikull që tregon se si po bëhen ndërmjetësimet në mënyrë diskrete. Artikulli i “NZZ am Sonntag” tregon se në mes të nëntorit, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) i Zvicrës priti përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë.

“Një takim i tillë ka ndodhur një javë pas tërheqjes së serbëve nga institucionet kosovare”, konfirmon zëdhënësja e FDFA-së, Elisa Raggi. Por për arsye konfidencialiteti, FDFA nuk dëshiron të tregojë se ku janë zhvilluar bisedimet, ndonëse nuk është rast i izoluar pasi prej vitit 2015, Zvicra ka mbështetur BE për normalizimin e marrëdhënieve mes 2 vendeve.  Sipas NZZ, diskutimet bëhen larg syrit të publikut që përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë të shkëmbejne rregullisht pikëpamjet për çështjet politike.

Këshilltari Kombëtar i SVP-së është kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Këshillit Kombëtar Franz Gruter është gjithashtu i shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor ndaj të hënën do të udhëtojë për në Kosovë.

“Ky konflikt ka potencialin të përshkallëzohet relativisht shpejt. Do t’ia sjell përshtypjet e mia ministrit të Jashtëm Ignazio Cassis”, thotë Gruter. Udhëtimi ishte iniciuar para shpërthimit të tensioneve të fundit.

Zvicra ka marrë pjesë në misionin e KFOR-it në Kosovë që nga viti 1999. Tani janë 195 ushtarë zviceranë në terren. Jean-Hubert Lebet, i cili ishte ambasador i Zvicrës në Kosovë nga viti 2016 deri në vitin 2020, thotë se rreziku më i madh është për Serbinë, të cilës i kundërpërgjigjet menjëherë NATO nëse tenton të nisë luftën në Kosovë.

Si u përshkallëzua konflikti në veri të Kosovës
Disa serbë në veri të Kosovës, që nga data 10 dhjetor ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Këto veprime i ndërmorën pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim