Tensionet në veri të Kosovës, Hisen Berisha: Qeveria duhej të ishte treguar më e mençur! Urdhri i Vuçiç për gatishmëri ushtarake, thjesht konsum politik

Hisen Berisha një prej ish komandantëve të UÇK-së duke komentuar situatën e krijuar në komunat e veriut të Kosovës, tha se urdhri i dhënë nga Aleksandër Vuçiç për gatishmëri ushtarake, është thjesht një retorikë politike e këtij të fundit.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, Berisha zyrtar i PDK-së u shpreh se presidenti i Serbisë po përpiqet të përfitojë nga dhuna dhe situata e krijuar ditën e sotme në veri të Kosovës ku kryetarët e zgjedhur të komunave kanë nisur detyrën nën protestat e serbëve, me qëllim që të shpëtojë pozitën e tij politike në Serbi ku qytetarët me protesta masive po kërkojnë largimin e tij.

“Në Kosovë ka një ushtri të mandatuar të trupave të KFOR në baze të rezolutës 1244. Vuçiç e di shumë mirë se atë urdhër për gatishmëri ushtarake e ka dhënë thjesht për konsum politik dhe për të shpëtuar pozicionin e tij në qeverinë që është luhatur.  Po përballet me një gjendje të atillë sa disa e cilësojnë edhe si grusht shteti.  Zërat nga Beogradi kanë konfirmuar se edhe ato masakra janë bërë me qëllim që më pas të kërkohet çarmatosja e gjithë popullsisë sepse kishte informacione se njësitë Ëanger kanë plan të organizojnë grusht shteti në Beograd Ai është trashgëimitar i Milloshevicict, e ka pasur shpëtimin me protestat në Kosovë”- tha ai.

Duke hedhur poshtë mundësinë që të kishte një përplasje ushtarake mes dy vendeve, Berisha tha se nëse diçka e tillë ndodhte do të niste së pari në Serbi, në zonat ku banojnë shqiptarë.

"Ata nuk duhet ta harrojnë se ne në Kosovë kemi rreth 70 mijë burra që kanë eksperiencën e luftës dhe nuk do ketë mundësi më që krizat të ndodhin brenda territorit të Kosovës por brenda Serbisë ku ka shqiptarë. Këto janë territore ku vërtetë do ta përjetojë luftën Serbia nëse do ta mendojë diçka të tillë"- shtoi Berisha. 

Ndërsa theksoi se Kosova duhej të kishte treguar mençuri politike nëse nëpërmjet diplomacisë së Tiranës të bashkëpunonte me partnerët ndërkombëtarë të NATO-s për një nismë të tillë si ajo e ditës së sotme.

Gjatë përpjekjes së kryetarëve të rinj të komunave në veri të Kosovës për të hyrë në ndërtesat komunale, qytetarët serbë që banojnë në këto zona, kanë protestuar duke bllokuar godinat. Policia e Kosovës është detyruar të ndërhyjë për të bërë të mundur që kryetarët të nisin punën. Ndërsa kjo ndërhyrje është pasuar me të shtëna armësh në zona të ndryshme, përplasje të dhunshme dhe vendosje barrikadash, duke nisur nga Leposaviçi. Në kuadër të zhvillimeve të ditës së sotme, edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç firmosi urdhrin për gatishmërinë ushtarake të Serbisë dhe dërgoi një numër trupash drejt kurifit me Kosovën.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?