Tensionet në veri të Kosovës, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë bën thirrje për ulje të tensioneve: Heqja e uniformës së policëve, veprim provokues dhe i rrezikshëm

Tensionet në veri të Kosovës, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë bën thirrje për ulje të tensioneve: Heqja e uniformës së policëve, veprim provokues dhe i rrezikshëm

1667753603_821CBAD51BD3461CB230D90446C2781C.jpeg

Pas tensioneve të krijuara në veri të Kosovës, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar duke thënë se veprimi i policisë së komunitetit serb është veprim kundërligjor, provokues dhe i rrezikshëm. Duke theksuar se e gjitha drejtohet nga Beogradi zyrtar, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë jep mbështetje për Kosovën dhe bën thirrje për ulje të tensioneve.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë po përcjell me shqetësim zhvillimet në komunat veriore të Republikës së Kosovës, të banuara me shumicë të popullsisë serbe. Refuzimi i zbatimit të urdhërave ligjorë të strukturës drejtuese të policisë së Kosovës, nga eprorët e policisë të komunitetit serb në veri, është veprim jo vetëm kundër ligjor, por dhe provokues e i rrezikshëm.

Në asnjë shtet nuk mund të këtë dy sisteme juridike dhe institucionale paralele. Repubilka e Kosovës  është shtet sovran dhe demokratik, që ofron garanci kushtetuese dhe ligjore pakrahasimisht të larta për pakicat etnike.

Tensionimi i situatës në komunat veriore të Repubilkës së Kosovës dhe dirigjimi i këtij tensionimi nga struktura që drejtohen nga Beogradi, është një lojë e rrezikshme. Për më tepër, kur kjo përkon me tendencën e vazhdueshme të Rusisë së Putinit për të përshkallëzuar luftën agresive në Ukrainë.

KASH mbështet çdo veprim të shtetit të Kosovës për të mbrojtur rendin demokratik dhe bën thirrje për ulje të tensioneve. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë kërkon nga Qeveria e RSH që të qëndrojë haptazi dhe aktivisht në mbështetje të së drejtës legjitime të shtetit të Kosovës për të zbatuar rendin dhe ligjin në tërë territorin e saj.

Shqipëria e ka detyrim kushtetues, moral dhe kombëtar të mbështesë forcimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, sidomos në iniciativa rajonale, si dhe fuqimizimin e  brendshëm të saj.

Repubilka e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë të përkushtuara t’i shërbejnë paqes, stabilitetit, fqinjësisë së mirë dhe agjendave Euro-Atlantike në rajonin tone”, thuhet në reagim.


Lajmi kryesor:

Largimi i Listës Serbe nga institucionet në Kosovë, reagon politika shqiptare! Xhaçka: Akt përshkallëzimi! Berisha: Vuçiç, rrezik serioz për rajonin! Meta: Tendencë e Putin për tensione


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente

'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente