Tensionet në veri të Kosovës, Krasniqi: Kurti po mundohet të heqë vëmendjen nga shqetësimet reale! Kulla: Të bashkëpunojë me opozitën ose të dorëhiqet

Tensionet në veri të Kosovoës me përplasjet mes serbëve dhe trupave të KFOR-it dhe qëndrimi i ndërkombëtarëve ndaj qeverisë së Kurtit për veprimet e ndërmarra, kanë qenë në qendër të diskutimeve javën e fundit, nën frikën e destabilizimit të rajonit.

Në Kosovë, kreu i AAK, Ramush Haradinaj kërkoi një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti për të ndalur atë që ai e quan një ‘politikë të papërgjegjshme’.

Për këtë, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një lidhje skype për studion ‘5 pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV, tha se Kurti nuk duhet rrëzuar nga qeveria por duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e ndërmarra që sipas tij kanë qenë të gabuara.

“Nuk mund të sillemi me kaq arrogancë kundër gjithë botës që na ka ndihmuar në secilën etapë të pavarësisë sonë. Kemi të bëjmë me një krizë që e kemi në mesin tonë. Kjo e heq vëmendjen nga tema qëndrore. Le të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij të gabuara. Tani duam të ruhet pozicioni i Kosovës kundrejt partnerëve të saj.  Kjo situatë mund të interpretohet si situatë ku Kurti duke mos pasur asnjë sukses në asnjë prej fushave, krijon këto kriza për të hequr vëmendjen nga shqetësimet reale”- tha Krasniqi.

Sa i takon pyetjes nga Babaramo nëse 2 prej kryetarëve të PD do të tërhiqen nga komunat në veri, Krasniqi tha se nuk ka pasur një diskutim zyrtar mbi këtë çështje.

Ndërsa politologu Nexhemedin Spahiu tha se situata në veri të Kosovës është më e mirë falë qeverisë së Kurtit, pavarësisht që dështimeve që sipas tij qeveria aktuale ka pasur në fushat e tjera.

“Që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet, i ka çuar përpara marrëveshjet e reciprocitetit me Serbinë. Unë këtë e shoh si të vetmin sukses të qeverisë Kurti. Mednoj se sa i përket veriut, është qeveria më e suksesshme pavarësisht dështimeve në fushat e tjera”- tha politologu.

Ndërsa sipas ekspertit të çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla, Kurti ka dy mundësi që sipas tij duhet të jenë ose bashkëpunimi me partitë e tjera parlamentare lidhur me krizën në veri të vendit ose dorëheqja nga pozicioni i kryeministrit dhe zgjedhjet e parakohshme.

"Albin Kurti ose të ulet dhe të bëjë një qeverisje parlamentare ose të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Sepse ato marrëveshjet e dakordësuara duhet të dihet cfarë mendon populli i Kosovës për ato.  SHBA dhe NATO në këtë moment kanë prioritet ndalimin e Rusisë. Ndërkohë Rusia është futur në të gjithë Ballkanin dhe ka krijuar atë situatën në Bosnjë Hercegovinë dhe Malin e Zi. Kurti duhet të shohë legjitimitetin e pushtetit të vetë”- tha Kulla.

Sa i takon deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama mbi politikat e Kurtit dhe zhvillimet në veri të Kosovës, avokati Tomë Gashi tha se duhet kreu i ekzekutivit shqiptar të kishte qenë më i përmbajtur dhe të konsultohej me Kurtin dhe Osmanin.

Për tensionet në veri të Kosovës, mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në Prishtinë dy emisarët speciale, Lajçak dhe Escobar të cilët janë takuar me Kurtin për të gjetur një zgjidhje mbi tensionet në veri në mënyrë që mos të ketë destabilizim të situatës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Deklaratat e Ramës për tensionet në veri të Kosovës, Gashi: Duhet të tregohej më i përmbajtur, na dhemb kur injoron Kurtin dhe Osmanin

 

Avokati Tomë Gashi në një lidhje skype për “5 pyetjet nga Babaramo” a folur edhe për reagimet e kryeministrit Edi Rama lidhur me tensionet në veri të Kosovës dhe politikat e ndërmarra nga Kurti. Ai tha se Rama në qëndrimet e mbajtura duhet të kishte qenë më i përmbajtur. 

“Kosova është në të drejtën e vetë. Në momentin që mbahen zgjedhje që njihen ka fitues dhe këta do të punojnë në komuna. Dhe jo të mos lejohen të futen ne komuna për të bërë punë. Kur ti nuk garon ai tjetri fiton.

Deklaratat e Ramës duhet të jenë më të përmbajtura. Ne na dhemb kur Rama ka afërsi me Vuçiç dhe ka raste ku injoron Kurtin ose Osmanin. Nuk ka të bëjë me rivalitetin por ndoshta është stili i tij. Ndihma është e mirëseardhur dhe duhet të veprojmë si komb dhe jo shtete,” u shpreh Gashi.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 06/06/2023 10:28

    Shiqoni se si jan versulur zagarët e dyshes Edvin-Vucic kunder qeveris së Kosoves…!

    Përgjigju
  • Arbëri: 06/06/2023 10:23

    Edvin shkjau shqipfolës dumhet të shpallet tradhtar i këti shekulli, sepse është antishqiptari më i egër i këti shekulli…!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion