Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë thënë se është kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë, BE-së dhe SHBA-së që menjëherë të lirohen tre policët kosovarë, të kidnapuar nga Serbia.
Ata kanë refuzuar të japin ultimatume se deri kur duhet të lirohen policët, por kanë thënë se kërkojnë që kjo të ndodhë menjëherë. Të dy janë shprehur “shumë të shqetësuar” për situatën në veri të Kosovës.
“Ne themi menjëherë. Pozicioni ynë është se nëse janë kidnapuar apo kanë hyrë gabimisht në territorin e Serbisë, s’e kanë pasur këtë qëllim. Ata duhet të kthehen”, ka thënë Escobar në “Atlantic Council” të martën. Lajçak ka miratuar kërkesën e SHBA-së duke thënë se pajtohet me të.
Lajçaku ka thënë se prioritet kryesor i ndërkombëtarëve është shtensionimi e kthimi në dialog.
“Nëse nuk arrijmë ta shtensionojmë, do të kemi viktima. Këtë s’mund ta pranojmë”, ka thënë Lajçaku. Ai ka përsëritur kërkesën e BE-së për zgjedhje të reja, me pjesëmarrjen e të gjithë serbëve, pa parakushte.
Ndërsa Escobari ka theksuar se sheh “potencial për konflikt rajonal”.
Lajmi kryesor:
Drafti i Ramës për Asociacionin, Escobar dhe Lajçak: Propozim serioz! Tensionet në veri të Kosovës kanë potencial të shndërrohen në konflikt rajonal
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
48.5%
-
Gafë
47.4%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 1844
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat e Kurtit se Radoiçiç po bën plane për një sulm tjetër në Kosovë, Ministria serbe e Mbrojtjes mohon se po stërvit grupe në poligonet e saj
23 Dhjetor 2023, 18:15
-
Kosova në qendër të diskutimeve, Basha vijon takimet në Parlamentin Europian: Duhet një hetim i shpejtë dhe i plotë i ngjarjeve në Banjskë
15 Nëntor 2023, 16:09
-
SHBA mbështet transformimin e Forcave të Sigurisë në Kosovë, ambasadori amerikan: Tregoi pjekuri gjatë trazirave të Banjskës, shmangu provokimet më 24 shtator
26 Tetor 2023, 12:47
-
Kurti dhe Vuçiç, sërish në tryezë, Presidenti serb: Për 2 - 3 ditë do të takohem me Albinin në Bruksel
24 Tetor 2023, 15:00
-
Samiti i BE-së: Pritet dënimi i sulmit në Banjskë dhe zbatimi i pakusht i marrëveshjeve
23 Tetor 2023, 14:38
-
Deklarata e Macron, REL: Pezullimi i vizave për Kosovën s’mund të bëhet pa procedurë në Këshillin e BE-së! Franca nuk ka bërë kërkesë
17 Tetor 2023, 16:01
-
Lista Serbe shprehet e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet komunale në veri të Kosovës
13 Tetor 2023, 23:00
-
Rezoluta për Kosovën, PD zyrtare 'kundër' konferencës së Kryetarëve! Çollaku: Duhej edhe interpelancë me Ramën! Meta: Qëndrimi për KFOR-in i rrezikshëm
4 Tetor 2023, 17:03
-
Ushtria e Serbisë mohon se planifikoi aneksimin e veriut të Kosovës
2 Tetor 2023, 13:11
-
Qeveria e Kosovës thirrje Serbisë e Vuçiç: Tërhiqni menjëherë të gjitha trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën
30 Shtator 2023, 19:32
-
Deputeti gjerman i përgjigjet Vuçiç-it: Vrasja e njerëzve është krim i tmerrshëm
25 Shtator 2023, 10:18
-
Lajçak shkruan për dialogun, nuk përmend faktin se sulmuesit e Policisë së Kosovës ishin terroristë serbë
25 Shtator 2023, 07:06