Vuçiç: Kurti dëshiron luftë, FSK-ja po pajiset nga Turqia me armë të fuqishme! 3 policët e Kosovës s’do shpëtojnë pa aktakuzë, kemi prova

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se përshkallëzimi i situatës në Kosovë nuk e ka arritur pikun dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron luftë.

“Ai dëshiron të ndodhë gjithçka që unë dua të shmang. Ne nuk e kemi arritur pikun e përshkallëzimit të krizës në Kosovë, siç mendojnë disa, mirëpo Kurti dëshiron luftë. Ai lutet për diçka të tillë”, ka thënë presidenti serb për Televizionin Pink në Beograd.

Ai ka thënë se Kurti nuk do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndonëse duhet të formohet “në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara”.

Vuçiç ka thënë se tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga polica serbe më 14 qershor nuk do të shpëtojnë pa aktakuzë. Madje ai pretendon se janë arrestuar në territorin e Serbisë dhe për këtë thotë se ka prova.

“Nuk besoj se është e mundur të ikësh pa një aktakuzë. Ajo që po u them njerëzve është se njësitet tona i arrestuan në territorin e Serbisë qendrore. Kemi të gjitha materialet që e vërtetojnë. Meqë ra fjala, ne ofruam që të gjithë anëtarët tanë nga ajo njësi t’i nënshtroheshin një ekzaminimi poligrafik”, tha ai.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Sipas Vuçiçit, Forca e Sigurisë së Kosovës është “më shumë e pajisur” me armë serioze turke. Ai ka thënë se Kosova është duke ndërtuar një ushtri, e cila nuk i lejohet me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Turqit u kanë dhënë atyre armë shumë të fuqishme anti-tank, mortaja, obusë”.

Vuçiç ka thënë se për këtë arsye Serbia ka hequr dorë nga blerja e dronëve nga Turqia, mirëpo që një numër i madh i dronëve kamikazë do të arrijnë shpejt në Serbi nga shtetet tjera, përfshirë Kinën.

I pyetur për qasjen e Shteteve të Bashkuara kundrejt Serbisë, Vuçiç ka thënë se “amerikanët nuk e kanë qasjen e njëjtë ndaj Serbisë, sikurse në vitet 90’”, por qasja është “shumë më e mirë”.

“Ata vetëm se e kanë qasjen e njëjtë ndaj Kosovës”, ka thënë Vuçiç, dhe ka shtuar se duhet pasur shumë kujdes “çfarë do të thonë Perëndimi dhe Lindja”.

Vuçiç ka thënë të dielën se duhet të takohet me serbët nga veriu i Kosovës, ku tensionet janë rritur prej fundit të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë, me ndihmën e Policisë së Kosovës, kanë hyrë në ndërtesat komunale të Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut./ REL

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:48
Tensionet në veri, ministri serb i Mbrojtjes: Të tërhiqet policia dhe të ulemi në bisedime për themelimin e Asociacionit

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, njëherit edhe zëvendëskryeministër, Millosh Vuçeviq, ka paraqitur “katër pika” të cilat, sipas tij, “do të ishin bazamenti për shtensionim” të situatës në pjesën veriore të Kosovës.

“Duhet të ketë bisedime, një nga një, rreth atyre të arrestuar paligjshëm. Duhet të ketë bisedime për tërheqjen e njësive speciale. Duhet të ketë bisedime për themelimin e Asociacionit të Komunave (të banuara me shumicë) Serbe dhe të flasim për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet vetëqeverisëse lokale. Në mendimin tim, këto janë katër pikat që duhet të jenë bazamenti i zgjidhjes së kësaj situate, nëse me të vërtetë duam të lëvizim në drejtimin e shtensionimit”, ka thënë Vuçeviq, siç e citoi veten në rrjetin e tij në Instagram.

Vuçeviq fajëson “politikat e Albin Kurtit” për “rrezikim të sigurisë së Serbisë”.

“Ai thelbësisht imponon politikat e tij përmes dhunës dhe veprimeve të njëanshme. Prandaj jam jo rehat kur them se nuk jam i sigurt se shoh zgjidhje përmes mjeteve politike, dhe zoti e bëftë që të jetëm, sepse Serbia ka nevojë për këtë”, ka thënë ai.

Ora 12:20
Marshimi i Wanger drejt Moskës për të rrëzuar Putinin, Vuçiç: Grusht shteti! Veprime të tilla nuk i mbështesim në asnjë vend

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar për situatën e krijuar në Rusi ku ditën e djeshme kreu i grupit të mercenarëve ‘Wanger’ marshoi drejt Moskës me rreth 25 mijë trupat e tij.

Vuçiç i cili e cilësoi këtë si një ‘grusht shteti’ tha se nuk e mbështeste, ashtu siç nuk e ka mbështetur në vende të tjera, duke përmendur edhe rastin e Turqisë. Ai tha se gjëra të tilla janë të palejueshme.

“Ne nuk e mbështesim diçka të tillë. Sepse do të thotë grusht shteti me mjete ushtarake me mjete të armatosura dhe duke përdorur ushtrinë. Kjo është diçka e vetëkuptueshme, ne nuk e kemi mbështetur as në Turqi e as në Rusi dhe nuk do ta mbështesim as në Amerikë e as në ndonjë vend tjetër. Këto janë gjëra që nuk mund t’i lejosh”, tha Vuçiç.

Mbrëmjen e djeshme, kur ndodhej më pak se 200 kilometra pranë Moskës, Yevgeny Prigozhin kreu i ‘Wanger’ ndaloi marshimin e mercenarëve të tij duke u shprehur se nuk dëshironte të kishte gjakderdhje mes rusëve. Shkak për veprimin e Prigozhin i cili u nis drejt Moskës për të rrëzuar Putinin u bë përplasja e tij me ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Pas ndalimit të marshimit, Rusia pushtoi ndjekjen penale për Prigozhin dhe anëtarët e Wanger dhe disa prej këtyre të fundit i bëri pjesë të forcave ushtarake të vendit.

Shpesh herë ka pasur pretendime nga kryeministri, Albin Kurti se anëtarë të Wanger në mbështetje janë shfaqur edhe në kufirin mes Kosovës me Serbinë me synimin për të krijuar trazira në veri të vendit duke përmendur edhe përplasjet e serbëve me trupat e KFOR gjatë muajit maj. 

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 26/06/2023 00:32

    Po vuqiq ti ke prova se policet e kosoves Kane hyre ne serbi dhe per kete ke edhe deshmitar si çdo her albanci, nje nga ta eshte mender presednike osmanka dhe kshilltari i kurrcit ai far skellzen gasi, ndoshta edhe sali berisha si dihet, kur bajn si deshmitar kunder uçk-s dhe ish presidentit Thaqi pse sdalin kunder policeve qe ju kan prishur brastvo jedinstvo-n - bashkim vllaznimin, bjeri dajres vuqiq bjeri se tka ardhe dita kurre me shume proserb se sot ske patur ne kosove edhe kur skemi patur shtet ke patur shpiuna tash i ke argat rrogtar.

    Përgjigju
  • Arbëri: 25/06/2023 15:30

    Të kuptoj o i gjorë , sepse ti fashist serborus dhe Edvin shqipfolësi dhe Orban e Erdogan do bënit vetvrasje Pa Putinin gjakpirës, por prutning edhe pak e pastaj do flasim…!!!

    Përgjigju
    • Turi: 25/06/2023 16:20

      Shume vapo sot o Arberor i. Hidhi pak uje te ftohte kokes se te avulluan trute.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen