Tensioni i lartë, 49 familje tek
Unazës e re, ç’do ditë në rrezik

Tensioni i lartë, 49 familje tek<br />Unazës e re, ç’do ditë në rrezik
TIRANË - Jetojnë çdo ditë me frikën e korentit, pasi në hyrje të pallatiti kanë tre transformatorë të tensionit të lartë. Janë 49 familje në një pallat pranë unazës së re të cilët apelojnë për ndihmë. Në më pak se 2 muaj kabllot janë djegur dy herë duke krijuar asfiksi dhe panik për familjet, ndërsa një natë më parë situate ka dalë jashtë kontrollit me djegien e kabllove.
 
49 familje në zonën e unazës së re, jetojnë ç’do ditë me rrezikun e tensionit të lartë ndërsa bëjnë apel që të ndërhyhet një orë e më parë. Djegia e kabllove elektrik një natë më parë rrezikoi banorët ndërsa falë ndërhyrjes së zjarrfikseve dhe uniformave blu fatmirësisht nuk pati të lënduar.
 
Një tjetër shqetësim i banorve është dhe mungesa e ujit si dhe vjedhjet që kryhen nga hajdutët në lagje. Këta të fundit paralajmërojnë përshkallëzim me protestë për shqetësimet e tyre si dhe javën që vjen do ti drejtohen institucioneve përkatëse për lëvizjen e transformatorëve.
 
Redaksia online
(ar/ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Hapet qarkullimi për aksin Thumanë-Kashar, i pranishëm kryeministri Rama

Hapet qarkullimi për aksin Thumanë-Kashar, i pranishëm kryeministri Rama