Lezhë/ Tensioni i lartë i dëmtoi shikimin, 55-vjeçarja në gjendje të vështirë ekonomike bën apel për ndihmë: Më nevojiten 4 mijë euro për operacionin

Donika Ndrelalaj nga Fushë-Miloti ka humbur pjesërisht shikimin, si pasojë e tensionit.

“Shikimin e kam humbur para dy vitesh, kur kam qenë në shtëpi të vjetër. Mjekët më kanë dhënë se është shkaktuar nga tensioni i lartë.

Ndërhyrja kirurgjikale për rikthimin e shikimit kushton 4 mijë euro, por nuk ka të ardhura për ta përballuar, ndaj apelon për ndihmë.

“Në shtet më kanë dhënë se nuk bëhet operacioni. Kërkoj ndihmë se skam të ardhura për ta bërë ndërhyrjen në privat”, tha Donika Ndrelalaj.

Familja Ndrelalaj jeton me pagesën e invaliditetit dhe ndihmë ekonomike me vlerë 15 mijë lek/muaj. Mes lotësh, bashkëshorti i 55-vjeçares kërkon ndihmën e shqiptareve.

“Mjeku që na ka thënë me e operu kërkon 8 mijë euro, 4 mijë do i bëjë ulje, ndaj mua më duhen 4 mijë euro. Ju lutem gjithë shqiptarëve jo se më kanë borxh, por se jam të hall. Dua ti rregulloj sytë gruas edhe njëherë sicc i ka pasur!”, tha Viktor Gjoni.

Kësaj familje 3 anëtareshe ju dëmtua dhe banesa nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019 dhe trajtohen me bonus qiraje, në pritje të rindërtimit të shtëpisë së re.

Gjithkush që kërkon të ndihmojë Donika Ndrelalajn të kontaktojë në redaksinë e Shqiptarja. com dhe Report Tv 0697004331

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kultivimi i kanabisit/ Guardia di Financa: 62 misione fluturimi, 191 mijë bimë të asgjësuara! Proda: Ka shtim të shtëpive të barit'Lufta jonë tani përqëndrohet këtu

Kultivimi i kanabisit/ Guardia di Financa: 62 misione fluturimi, 191 mijë bimë të asgjësuara! Proda: Ka shtim të shtëpive të barit'Lufta jonë tani përqëndrohet këtu