Tensionimi i situatës mes Prishtinës dhe Beogradit për shkak të trenit ilegal dhe arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë ka sjellë edhe reagimin e Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.
 
Kryediplomati rus ka kërkuar që shqiptarët nuk duhet të jenë prezentë në zonat e banuara me serbë në veri.
 
"Në Ballkan po rriten fuqishëm tensionet dhe se Bashkimi Europian duhet të ndërhyjë për të ndihmuar në qetësimin e situatës.
 
Gjithkush e kupton se nuk duhet të lejohet një konflikt i ri i armatosur në Ballkan
" u shpreh ai.
 
Deklaratat e Lavrov vijnë pas provokimit të Serbisë me trenin ilegal me mbishkrimin 'Kosova është Serbi' por që më pas u ndalua në kufi me Kosovën.
 
Treni i Serbisë kishte ardhur nga Rusia, ndërsa Presidenti Thaçi deklaroi se Beogradi po kërkon që të aneksojë veriun e Kosovës sikur bëri Rusia me Krimenë.



dy.b/shqiptarja.com