Tensionohet situata në SHBA, mijëra mbështetës të Trump me armë para qëndrave të numërimit

Tensionohet situata në SHBA, mijëra mbështetës të Trump me armë para qëndrave të numërimit

Foto ilustruese

1604746558_AP20310180538838.jpg

 

Janë konsideruar si zgjedhjet më të rrezikshme dhe më të trazuara në historinë e SHBA, duke dhënë një spektakël aspak të dëshirueshëm  tre ditët e fundit. Çdo mbrëmje jashtë zyrave të numërimit të votave po mblidhen protestues të armatosur, duke dhënën një imazh aspak demokratik.  Disa mbajnë armë gjahu. Disa kanë pistoleta, madje edhe pushkë gjysmë automatike të stilit ushtarak.
Protestuesit me armë janë një pakicë e vogël e demonstruesve dhe deri tani nuk ka pasur raportime për ndonjë të lënduar dhe ligjet në Arizona dhe Michigan ku armët janë parë jashtë qendrave të vlerësimit të votave  lejojnë njerëzit të mbajnë armë zjarri në publik. Por në një vend i cili ka parë jo rrallëherë viktima për shkak të armëve, mbajtja e tyre në ambiente të tilla ka ngjallur shqetësim të madh.
Protestuesit e armatosur janë paraqitur në qendrat e numërimit të votave në përgjigje të akuzave të pabazuara nga Presidenti Donald Trump se demokratët po përpiqen të vjedhin zgjedhjet edhe pse asnjë parregullsi serioze nuk është raportuar.
Ndërkohë që numëruesit e votave kanë pasur raste kur janë frikësuar shumë për shkak të situatës jashtë ambienteve të qendrave të votimit.
Afërsisht 100 mbështetës të Trump u mblodhën për të tretën ditë radhazi përpara qendrës së votimit në Phoenix, ku qindra punëtorë po numëronin fletët e votimit.

"Arrestoni punonjësit e sondazhit!" këndonte turma, duke kërkuar katër vjet më shumë në detyrë për Trump.

Ndërkohë që shumë forca policie janë përqendruar në qendrat e numërimit për të mbrojtur sigurinë e votave dhe personave përgjegjës.


Lajmi kryesor:

Biden presidenti i ri i SHBA-ve, mund bindshëm Donald Trump: Jam nderuar! Do ju përfaqësoj të gjithëve, edhe juve që s'më keni votuar! Amerikanët në festë


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:09
Analiza: Mësimet që nuk u nxorën nga fitorja e zgjedhjeve të Trump 2016

Fitorja e Donald Trump në 2016 , u konsiderua e papritur dhe shkaktoi jo pak shok në SHBA, megjithatë mësimi për të mos harruar grupe të ndryshme të popullsisë duket se nuk është mësuar si duhet.

Ne ende nuk e dimë nëse Trump do të marrë një mandat të dytë presidencial, por është e sigurte që ai arriti të thyente rekordin e votave të marra në 2016, duke marrë të paktën shtatë milion vota më shumë.

Pandemia e shkaktuar nga Covid-19, përgjigja e administratës së tij dhe mbi të gjitha konfliktet racore në vend e kanë bërë Trump qendër të akuzave të shumta në këtë periudhë zgjedhore. Shumë njerëz menduan se Trump ishte përçarës dhe po e humbte momentin dhe sondazhet politike treguan se shumica e amerikanëve nuk e miratonin performancën e përgjithshme të punës së tij.  

Por kush elektorat ka votuar për Trump?

Në një analizë të të dhënave të marra nga votuesit, krahasuar me 2016, pjesa më e madhe e votuesve të Trump i përket të njëjtit grup elektoral.

Në këto zgjedhje gati tre të katërtat (74 përqind) e votuesve amerikanë ishin të bardhë dhe 55 përqind e tyre mbështetën Trump, sipas sondazhit pas zgjedhjeve të Associated Press 'VoteCast. Rreth gjysma e burrave (52 përqind) votuan për të dhe Trump siguroi 60 përqind të votuesve që jetojnë në qytete të vogla dhe zona rurale.

Mbështetësit e Biden ishin kryesisht të diplomuar në kolegj ku ai fitoi 57 përqind të tyre, gratë ku Biden fitoi 55 përqind. Biden siguroi po ashtu 55 përqind të votuesve nën moshën 45 vjeç, 65 përqind të votuesve urban dhe 54 përqind të periferisë.

Një nga aspektet për të cilat është diskutuar më së shumti janë ndarjet politike dhe kulturore në SHBA: elita kundër klasës punëtore, besimtarët e devotshëm vs jo fetarëve, urbane vs periferike. Por Trump dhe mbështetësit e tij ngrenë pyetje serioze nëse shqetësimet dhe interesat e njërës palë janë mbështetur fuqimisht nga të ashtuajturit elitë, ndërkohë që pjesa tjetër nuk dëgjohet ose nuk merret në konsideratë.  

Një nga mësimet që më së shumti u harrua këtë viti ishin votuesit në Amerikën qëndrore, ata të cilët i dhanë dikur pushtetin Obamës, të cilët të zhgënjyer në 2016 i dhanë karriken e presidentit Donald Trump dhe sërish ata të harruarit, të pakënaqurit do ti japin sërish një mësim Trump apo një shans Biden.  

Votues të cilët e konsideruan vetën të harruar po i japin mësim për demokracinë edhe presidentit amerikan. Edhe nuk ka rendësi nëse Trump do të jetë fitues apo humbës i kësaj gare, cilido person që do të ulet në postin e Shtëpisë së Bardhë do të përballet me sfida të shumta, duke pasur 70 milionë apo më shumë votues në kampin tjetër.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë