Tentativa për përdhunim dhe sulm fizik, gjykata merr vendim të ri për yllin e Manchester United

Tentativa për përdhunim dhe sulm fizik, gjykata merr vendim të ri për yllin e Manchester United

Greenwwod dhe ish-e dashura

Sulmuesi i Manchester United, Mason Greenwood është liruar nga burgu dhe do duhet të qëndrojë në liri me kusht pas akuzave për përdhunimin, goditjen dhe përndjekjen e ish-të dashurës.

Për futbollistin e "Djajve" rikthehet dënimi i mëparshëm, pasi të shtunë ai theu këtë vendim duke iu afruar për kontakt ish-të dashurës. 21 vjeçari u vendos menjëherë në pranga, duke kaluar tre ditët e fundit në burg. Tanimë Gjykata e Kurorës në Manchester ka vendosur që djaloshi të jetë sërish në liri me kusht, duke iu kushtëzuar dalja dhe afrimi në lagjen e ish-të dashurës po 21 vjeçare.

Kujtojmë se pas akuzave të muajve më parë, United mori masa duke e përjashtuar lojtarin nga skuadra deri në momentin që të qartësohet nga gjykata statusi i tij me këtë çështje. Përpjekja e dyshuar e përdhunimit ndodhi në tetorin e 2021, me hetimet që vijojnë. 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…