Tentativa për ta kthyer Gjermaninë kundër Ukrainës! Agjentët e fshehtë të Kemlinit: Çfarë ju ka bërë Rusia juve, përveç marrëdhënieve të mira?

 

Kremlini është fokusuar që të shkëpusë ndihmën gjermane për Ukrainën, vendi i dytë pas Amerikës që kontribuuon më shumë për Kievin. Agjentët e fshehtë të Kremlinit dikur përdornin komunizmin në Lindje, ndërsa sot të djathtën ekstreme.

Lufta në Ukrainë ka dhe përmasën e saj jashtë syve të publikut, betejën agjenturore.

Sipas një hetimi të gazetarëve të “Reuters”-it, agjentët që mbështesin Putinin në Gjermani po punojnë për ta kthyer Berlinin kundër Ukrainës. Agjencia ndërkombëtare e lajmeve zbuloi se figurat kryesore që bëjnë fushatë që Gjermania të ndryshojë kursin në Ukrainë, përdorin emra të rremë për të fshehur lidhjet me qeverinë ruse, ndërsa kanë lidhje edhe me të djathtën ekstreme në Gjermani.

Hetimi disamujor i “Reuters”-it tregon për fushatën që ata bëjnë nëpër rrugë dhe kafene, sikundër edhe në internet për të përhapur propagandën e Kremlinit në Gjermani.

Në thelb, propaganda në faqet e internetit lidhet me fijet e vjetra sovjetike me lindjen komuniste  në Gjermani dhe se si rusët dhe gjermanët kanë pasur politika të mira energjetike me njëri - tjetrin.

Shumica e gjermanëve mbështesin Ukrainën në këtë luftë, por çmimet e larta të gazit dhe rritja e inflacionit si pasojë e luftës, por përdoret nga Kremlini dhe propagandistët pro tij si instrument për të ndikuar te qasja e gjermanëve ndaj luftës.

Gjermania është ekonomia më e madhe e Evropës dhe mbështetësja e dytë pas Amerikës për Kievin.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Moska: Italia mbështet Kievin, s’mund të ndërmjetësojë! Shpërthime në Krime, Erdogan bisedon sot me Putin dhe Zelensky


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD nuk do të njohë asnjë tender deri në 15 maj! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD nuk do të njohë asnjë tender deri në 15 maj! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë