Lufta në Ukrainë/ Moska: Italia mbështet Kievin, s’mund të ndërmjetësojë! Shpërthime në Krime, Erdogan bisedon sot me Putin dhe Zelensky

UKRAINË- Bilanci i viktimave nga sulmi ukrainas në qendrën stërvitore në Makiivka, sipas shifrave zyrtare është përkeqësuar. Ushtarët e vrarë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse të cituar nga Tass , janë 89. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Ruse ishte përdorimi i celularëve që favorizoi sulmin, duke shkaktuar masakrën e ushtarëve në natën e ndërrimit të viteve. Por blogeri i famshëm rus WarGonzo ka mohuar shifrat zyrtare duke u shprehur se janë më shumë viktima.

 "Të vdekurit janë shumë më tepër, dhe justifikimi i telefonave celularë është një mashtrim"

Zëdhënësi i inteligjencës ushtarake ukrainase, Andrii Cherniak ka shpresën se ushtria ruse do të humbasë deri në 70 mijë burra në 4-5 muajt e ardhshëm.

“Rusia ka të ngjarë të vazhdojë operacionet sulmuese këtë vit”, tha Cherniak, duke shtuar se rusët e kuptojnë se do të humbasin në fushën e betejës, por nuk duan t'i japin fund luftës. 

Teksa kemi mbërritur në ditën 315 të rezistencës, presidenti ukrainas Zelensky tha se nuk do të dorëzohen.

“Ne po luftojmë dhe do të vazhdojmë të luftojmë. Fitorja do të vijë me siguri", shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram , duke postuar disa foto nga territoret e vendit të pushtuar nga rusët.

 Presidenti turk Recep Taip Erdogan pritej të zhvillonte bisedime me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky teksa vijonin përpjekjet që t'i ulë në një tryezë për të diskutuar rreth paqes dhe fundit të luftës.

Ndërkohë, Ukraina dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë një takim në Kiev më 3 shkurt për të diskutuar mbështetjen financiare dhe ushtarake, tha zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky në një deklaratë të lëshuar të hënën. Presidenti Zelensky diskutoi detajet e takimit të nivelit të lartë me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në telefonatën e tij të parë të vitit, thuhet në deklaratë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:20
‘Putin do të vdesë së shpejti’, deklarata e fortë e shefit të inteligjencës së Kievit

 

Skenari se ‘Putin është i sëmurë’ është shumë i pranishëm edhe ndër figurat e rëndësishme. Besimin se ai vuan nga kanceri dhe se do të vdesë shumë shpejt, e shprehu edhe kreu i shërbimeve sekrete të ushtrisë ukrainase, Kirlo Budanov, për rrjetin amerikan ABC, duke cituar “burime pranë presidentit Putin”.

Në të njëjtën kohë, kreu i shërbimeve të inteligjencës vazhdoi me pranimin indirekt, por jo të qartë, se Ukraina është e lidhur me sulmet ndaj bazave ajrore ruse brenda territorit të Rusisë. Kreu i shërbimeve sekrete të ushtrisë ukrainase pret sulme të reja në thellësi të territorit rus, por nuk pranoi përfshirjen e Ukrainës në to.

Gjatë intervistës ai u pyet për sulmet e bazës ajrore (të paktën tre sulme të ngjashme u kryen në dhjetor, i fundit më 26 dhjetor), por ai tha (duke folur në anglisht) se nuk mund t’i përgjigjej kësaj pyetjeje deri pas përfundimit të luftës.

Ora 21:17
Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë masa të reja për sanksionet ndaj dronëve iranian

1672863473_22101708064701kyivkamikazedrones1017.jpg

Shtetet e Bashkuara po konsiderojnë se si të synojnë prodhimin iranian të dronëve përmes sanksioneve dhe kontrolleve të eksportit dhe po bisedojnë me kompanitë private, komponentët e të cilave janë përdorur në prodhim, tha Shtëpia e Bardhë

"Ne jemi duke vlerësuar hapa shtesë në drejtim të kontrolleve të eksportit për të kufizuar aksesin e Iranit në teknologjitë e dronëve," tha në një deklaratë zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tashmë sanksione ndaj kompanive dhe individëve të akuzuar për prodhimin ose transferimin e dronëve iranianë që Rusia i ka përdorur për të sulmuar infrastrukturën civile në Ukrainë.

Ora 16:14
Ministria e Jashtme ruse: Italia mbështet Ukrainën, s’mund të ndërmjetësojë

1672845283_64005f856ef58c504.jpg

Ministria e Jashtme ruse ka përjashtuar Italinë si një shtet që mund të ruajë rolin e ndërmjetësuesit mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në deklaratën e tyre theksohet se Italia mbështet haptazi Ukrainën dhe mban qëndrim agresiv anti-rus.

"Italia nuk mund të ndërmjetësojë midis Rusisë dhe Ukrainës, sepse mbështet regjimin e përgjakshëm në Kiev dhe mban një qëndrim agresiv anti-rus".- thuhet në njoftim.

Ora 14:50
Forcat ukrainase bombardojnë gabimisht bllokun e apartamenteve në rajonin e pushtuar nga Rusët, vdesin dy persona

1672241404_nj.JPG

Dy persona u vranë kur një bombardim nga forcat ukrainase goditi një ndërtesë banimi në Vasilyevka , në pjesën e rajonit të Zaporizhzhia të pushtuar nga forcat ruse, në jug të Ukrainës. Këtë e deklaroi Vladimir Rogov , anëtar i administratës civile lokale. 

Sipas Rogov, raketat e Himars të lëshuara nga forcat e Kievit që supozohet se kishin për qëllim shtabin e komandës ushtarake lokale, në vend të kësaj goditën një ndërtesë apartamentesh aty pranë.

Ora 13:50
Lufta në Ukrainë, sot Erdogan zhvillon biseda me Putin dhe Zelensky

1670766271_124610867258cf9359976422d99519c138fcd03fc.webp

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të zhvillojë sot biseda me presidentin rus Putin dhe presidentin ukrainas Zelensky. 

"Është diçka që vetëm Turqia mund ta bëjë," tha kryekëshilltari i Erdoganit, Ibrahim Kalin. 

Erdogan vijon përpjekjet e tij ndërsa ka deklaruar se qëllimi është të ulë presidentin e Rusisë dhe Ukrainës në të njëjtën tryezë. 

 

Ora 13:28
Tentativa për ta kthyer Gjermaninë kundër Ukrainës! Agjentët e fshehtë të Kemlinit: Çfarë ju ka bërë Rusia juve, përveç marrëdhënieve të mira?

 

Kremlini është fokusuar që të shkëpusë ndihmën gjermane për Ukrainën, vendi i dytë pas Amerikës që kontribuuon më shumë për Kievin. Agjentët e fshehtë të Kremlinit dikur përdornin komunizmin në Lindje, ndërsa sot të djathtën ekstreme.

Lufta në Ukrainë ka dhe përmasën e saj jashtë syve të publikut, betejën agjenturore.

Sipas një hetimi të gazetarëve të “Reuters”-it, agjentët që mbështesin Putinin në Gjermani po punojnë për ta kthyer Berlinin kundër Ukrainës. Agjencia ndërkombëtare e lajmeve zbuloi se figurat kryesore që bëjnë fushatë që Gjermania të ndryshojë kursin në Ukrainë, përdorin emra të rremë për të fshehur lidhjet me qeverinë ruse, ndërsa kanë lidhje edhe me të djathtën ekstreme në Gjermani.

Hetimi disamujor i “Reuters”-it tregon për fushatën që ata bëjnë nëpër rrugë dhe kafene, sikundër edhe në internet për të përhapur propagandën e Kremlinit në Gjermani.

Në thelb, propaganda në faqet e internetit lidhet me fijet e vjetra sovjetike me lindjen komuniste  në Gjermani dhe se si rusët dhe gjermanët kanë pasur politika të mira energjetike me njëri - tjetrin.

Shumica e gjermanëve mbështesin Ukrainën në këtë luftë, por çmimet e larta të gazit dhe rritja e inflacionit si pasojë e luftës, por përdoret nga Kremlini dhe propagandistët pro tij si instrument për të ndikuar te qasja e gjermanëve ndaj luftës.

Gjermania është ekonomia më e madhe e Evropës dhe mbështetësja e dytë pas Amerikës për Kievin.

Ora 12:51
Shpërthime masive në Ukrainë, goditet rajoni Kherson për herë të dytë brenda ditës së sotme

Rajoni Kherson në Ukrainë goditët për herë të dytë nga sulmet ruse. Është shpallur sërish alarm ajror në të gjithë rajonin.

Sipas autoriteteve ushtarake, ushtria ruse bombardoi territorin 73 herë gjatë ditës së fundit, duke përdorur artileri, MLRS, mortaja dhe tanke. Këtë e kanë raportuar mediat ukrainase.

Ndërkohë, alarmi ajror vijon në disa rajone të Ukrainës pasi një MiG dhe tre avionë të tjerë luftarakë rusë u ngritën nga Bjellorusia, sipas grupit të monitorimit “Belarusian Gayun”

Ora 11:42
Kryeministri britanik në mbështetje të plotë të Ukainës: Do keni mbështetje afatgjatë nga Britania e Madhe

1672408546_jknh.JPG

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, i ka thënë presidentit Volodymyr Zelensky se Ukraina duhet të ndihet e sigurt në mbështetjen e Britanisë së Madhe në një plan afatgjatë.

Biseda mes dy liderëve ndodhi më 3 janar, kjo pas sulmeve të fundit me dronë nga Rusia.

Rusia që nga tetori po kryen sulme me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës energjetike të Kievit, duke lënë miliona ukrainas pa furnizim me rrymë duke dhënë edhe goditjen më të fundit me shpërthimet në Krime.

Sunak vizitoi për herë të parë Kievin në nëntor, pasi mori detyrën në fund të tetorit. Gjatë vizitës në Ukrainë, ai tha se Londra do t'i jap Kievit ndihmë ushtarake në vlerë prej 59.4 milionë dollarësh, duke përfshirë armë kundër-ajrore dhe teknologji anti-dronë.

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson kishte deklaruar në korrik se mbështetja britanike për Ukrainën “nuk do të lëkundet” pavarësisht se kush do të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit të tij.

Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë sanksionuar individë të ushtrisë iraniane dhe kompani të mbrojtjes, për përfshirjen e tyre në furnizimin e Rusisë me dronë iranianë.

Ora 08:50
Shpërthime në Krime, banorët raportojnë zhurmat që dëgjuan pranë aeroportit Belbek

1672818746_12.JPG

Mëngjesin e sotëm janë raportuar shpërthime në Sevastopol dhe në zonat përreth qytetit, në Krime.

Sipas Radio Svoboda, mbrëmjen e djeshme ka pasur edhe shpërthime të tjera pranë aeroportit ushtarak të Belbekut, po në Krime, i aneksuar në mënyrë të njëanshme nga Rusia. 

Edhe banorët e Simferopolit kanë shkruar në rrjetet sociale se kanë dëgjuar zhurmën e shpërthimeve pranë aeroportit Belbek.

 

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 04/01/2023 09:36

    Si duket lufta do ashpersohet me shum Satelitet spiun europjan po e ngopin me informaciin ukrainen dhe ajo ben goditje precize du vrar shum ushtar Tani raprezaljet ruse do bien mbi popullin martir ukrainas Dhe ne fund kush do fitoj un mendoj qe do fitojn lobet e armeve dhe do shkaterrohet ukraina

    Përgjigju
    • Or tej: 04/01/2023 16:04

      Me gjithe ata meshkuj qe po ikin, i fituar del vetem hallati or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!