Kryeqyteti i vendit Tirana është tronditur mbrëmjen e sotme nga një tentativë për vrasje, ku ndaj një lokali anë rrugës është qëlluar 5 herë me plumba pistolete nga një makinë në lëvizje, fatmirësisht pa viktima.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish parkut të autobuzëve, ku disa persona kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë TT drejt një lokali, brenda të cilit ishte shënjestra e tyre.

Nga goditja me 5 plumba e ku njëri përfundoi në ambientet e lokalit, ka mbetur i lënduar një tjetër klient i cili ka qenë në lokal rastësisht teksa po konsumonte kafe.

Sapo ngjarja është raportuar, tek lokali kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë gjetur e sekuestruar si provë materiale 5 gëzhoja pistolete me të ciat është qëlluar në drejtim të lokalit.

Menjëherë ajo ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje, ku paraprakisht bëhet e ditur se është identifikuar automjeti me të cilin dyshohet se autorët kanë qenë duke lëvizur në momentin kur kanë qëlluar drejt lokalit, ku ësstë konstatuar se ai i përket një qytetari në Xhafë Zotaj të Durrësit, por që nuk dihet nëse ai ka lidhje me këtë ngjarje.

Shkak për këtë ngjarje dyshohet se është bërë një konflikt i çastit të cilin dyshohet se ka patur personi i shënjestruar për tu vrarë dhe autorët e ngjarjes.

lokali rruga kavajes me arme
Lokali që u qëllua me armë te Rruga e Kavajës

lokali rruga kavajes me arme
Shenja e plumbit në xhamin e lokalit

lokali rruga kavajes te shtena
Zona ku ndodhi ngjarja te rruga e Kavajës 

foto te shtena rruga kavajes globe
Policia në vendin e ngjarjes


foto te shtena rruga kavajes globe
Automjetet e policisë në vendin e ngjarjes 

foto te shtena rruga kavajes globe
Forcat e policisë duke pyetur dëshmitarët

foto te shtena rruga kavajes globe
Gëzhojat e armës tip pistoletë TT në vendin e ngjarjes 

foto te shtena rruga kavajes globe
Gëzhojat e armës tip pistoletë TT në vendin e ngjarjes 

foto te shtena rruga kavajes globe
Vendi i ngjarjes 

lokali rruga kavajes me arme
Shenja e plumbit në xhamin e lokalit

foto te shtena rruga kavajes globe
Zona ku ndodhi ngjarja te Rruga e Kavajës

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)