TIRANË - Dy persona të maskuar dhe të armatosur me pistoleta lodër kanë tentuar që të grabisin një argjendari pranë qendrës së kryeqytetit, në Bulevardin ‘Zogu i Parë’.
 
Është ende e paqartë rrjedhja e ngjarjes, por burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se pasi grabitësi kanë vënë re se janë diktuar nga ana e forcave të sigurisë janë larguar pa përmbushur “misionin” e tyre.
 
Por për njërin prej autorëve, jo vetëm grabitja ka mbetur në tentativë por edhe largimi nga vendngjarja pasi është kapur në flagrancë nga ana e njësisë Shqiponja vetëm 2 minuta pas ngjarjes. 

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se grabitësi i arrestuar është 17-vjeçari Mateo Th. ndërkohë theksohet se po vijojnë kërkimet për grabitësin tjetër.

Pas ndalimi të njërit prej grabitësve u verifikua edhe se arma që ai posedonte ishte një pistoletë çakmak, gjithashtu iu sekustruan në cilësinë e provës materiale edhe maska, një palë dorashka dhe celulari.
 

foto e grabitjes
(Në Foto: Maska, dorashkat, celulari dhe pistoleta çakmak, të sekuestruara)


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)