Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 33 vjeçar i cili ka tentuar që të vjedhë një banesë.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Kelvin Dervishi, i cili u arrestua sepse në rrugën “Mihal Grameno”, u kap duke vjedhur në një banesë.

Nga hetimet policore, rezulton që 33 vjeçari është autor i dyshuar për  vjedhjet në disa banesa të tjera.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)