Modelja seksi Kinsi Volanski, e bërë e famshme në finale e Champions League, ka tentuar sërish të bëhet protagonist në Kupën e Amerikës po pa arritur t’ia dalë. Së bashku me të dashurin e saj Vitali Zdorovetsiki, ajo ka përgatur një plan për t’u futur në fushë në finale Brazil-Peru.
Gjithsesi siç vetë modelja bën me dije nuk ka mundur t’ia dalë. Në instagram Kinsi shkruan: “E pranoj, Kupa e Amerikës fitoi, por ne përjetuam një aventurë drithëruese. Fluturuam drejt Brazilit të kamufluar, shkuan në vendet që kishim rezervuar në stadium, por gjithçka u mbyll me shkelmat bythëve që mori Vitali nga 20 punonjës të sigurisë. Tani kemi dalë nga burgu dhe po shijojmë kohën tonë në Brazil.”