Një murgeshë 70-vjecare u përdhunua nga një grup gangsterësh, pasi u përpoq të ndalonte një grabitje në një shkollë katolike në Indi.

Sipas një burimi nga policia, murgesha gjendet në spital në gjendje të rëndë pasi u sulmua nga rreth 8 burra disa kilometra larg Kalkutës.

Ndërkohë policia është në kërkim të autorëve të ngjarjes, të cilët u arratisën menjëherë pas ngjarjes.

Grabitësit lidhën rojet e sigurimit dhe u futën më pas në dhomën e murgeshave, kur këto të fundit po flinin.

Kur 70-vjecarja u përpoq t’i ndalonte rrugën, e morën në një dhomë tjetër dhe e përdhunuan. 

Gruaja e sulmuar ishte më e vjetra në moshë. Hajdutët u larguan me disa para, një celular, një laptop dhe një aparat fotografik, të gjitha në pronësi të shkollës. 

Ngjarja ka ngritur në protestë studentë dhe prindër të irrituar, pasi kjo është vetëm një nga shumë ngjarjet ku tolerohet dhuna seksuale.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)