Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 35 vjet burgim për Gëzim Karruli, i cili akuzohet se ka tentuar të vrasë motrën e tij dhe bashkëshortin e saj. 
 
Sipas hetimeve rezulton se më 17 Dhjetor 2014, Karruli ka qëlluar për të vrarë, duke i plagosur, motrën e tij, Shkurte Balla, si edhe bashkëshortin e saj, Fiqeret Balla. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shëne Premte (Lushnje), në shtëpinë e çiftit Balla.
 
Sipas  dy të plagosurve Karruli në atë periudhë po kalonte një gjendje depresive pasi ishte duke u ndar ë nga e shoqja dhe motivi se pse ai ka qëlluar mbi mund të ketë qenë fakti se ata këmbëngulnin se nëse do bëhej divorci, fëmiojëtz e çiftit duhet të rrinin me nënën.

I pandehuri ka kërkuar procedimin me gjykim të shkurtuar dhe Gjykata ka pranuar kërkesën per gjykimin në bazë të akteve të fashikullit të Prokurorit dhe procesverbaleve të deklarimit të marra në fazen e hetimit paraprak.
 
Rezultatet e hetimit të Prokurorisë 
Gezim Karruli, i dtl 28.11.1989, lindur ne Kavaje, i akuzuar per kryerjen e veprave  penale te :
 
Vrasjes per shkak te marredhenieve familjare, mbetur ne tetntative, parashikuar nga neni 79/c dhe 22 i Kodit Penal ne dem te shtetasit Fiqeret Balla.
Vrasjes per shkak te marredhenieve familjare, mbetur ne tetntative, parashikuar nga neni 79/c dhe 22 i Kodit Penal ne dem te shtetases Shkurte Balla
si dhe per vepren penale te Mbajtjes pa leje te armeve te zjarrit dhe luftarake, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal
 
I  pandehuri ka kerkuar procedimin me gjykim te shkurtuar dhe gjykata ka pranuar kerkesen per gjykimin ne baze te akteve te fashikullit te prokurorit dhe procesverbaleve te deklarimit te marra ne fazen e hetimit paraprak.
 
I arrestuari Gezim Karruli ne date 17.12.2014, ne fshatin Shene Premte ( Lushnje) ka qelluar me arme zjarri shtetasin Fiqeret Balla dhe bashkeshorten e tij Shkurte Balla.
I pandehuri Gëzim Karruli  ka jetuar ne Itali që prej 16 vitesh. Rreth dy jave para ngjarjes, ai është kthyer nga Italia së bashku me bashkëshorten e tij Ornela. Rreth nje jave para ngjarjes Gezimi  ka bërë debate me bashkeshorten e tij. Në këto rrethana ai ka vajtur per te banuar ne shtepine e motres se tij Shkurte Balla për nje periudhe kohe te shkurter derisa te sistemonte marredhëniet me bashkeshorten e tij.

Me datë 17.12.2014, rreth ores 05.30, Shkurta eshte zgjuar dhe ka dalë nga dhoma e gjumit, per te shkuar ne dhome e ndenjes, ku flinte vellai i saj Gëzimi, bashkeshorti Fiqireti dhe djali Andi secili në divanë.

Shurta ka dale nga dhoma dhe ka shkuar ne guzhine. Aty ka pare se Fiqireti ishte ngritur dhe Gezimi im po qëndronte tek dera e shtepise. Ne ato momente ka vënë re se Fiqireti eshte ngritur dhe po  drejtohej per nga dera e shtepisë. Para deres se shtepise ka pare  se i pandehuri Gezim ka nxjerre nje pisteole dhe pa folur asnje fjalë ka qëlluar në drejtim të Fiqiretit dy here, nga nje distance rreth tre apo katër metra. Shkurta në ato momente eshte afruar për ti dalë para bashkeshortit dhe i pandehuri Gëzimi e  ka qëlluar edhe ate dy here te tjera pa thene asnje fjalë. Mbasi ka shtene ndaj tyre Gezimi është larguar me shpjetesi, ndërsa te Fiqereti dhe Shkurta kane bertitur duke kerkuar ndihmen e djemve.
Gjate goditjes me arme zjarri i pandehuri Gëzim nuk ka përdorur asnjë fjalë vetem se ka shtene ndaj Fiqeretit dhe ndaj Shkurtes. Në momentet që ka shtenë ndaj Fiqeretit ai ka qënë tre apo katër merta , ndërsa në momentet që ka shtenë ndaj Shkurtes  ka qënë rreth 5 apo 6 metra larg.
Si motiv i goditjes me arme zjarri tregohet se i pandehuri Gezim ka qënë shume i deshperuar ne atë periudhe pasi ai po u ndante nga bashkeshortja e tij dhe kishte problemin e djalit që nuk mund te pranonte që ta mbante bashkëshortja e tij. Një teme e tille ka qënë një natë para ngjrajes, ku ai  kundërshtonte qëndrimin e Shkurtes se nëse ato ndaheshin, femija i takonte  nënës së tij ta mbante.
 
Fakti kriminal objekt akuze provohet se aktet si me poshte:
 
Procesverbal deklarimi date 03.03.2015 te shtetases Shkurte Balla ku tregon se: “... Me datë 17.12.2014, rreth ores 05.30, jam zgjuar dhe kam dalë nga dhoma e gjumit, per te shkuar ne dhome e ndenjes, ku flinte vellai im Gëzimi , bashkeshorti im Fiqireti dhe djali im Andi sejcili në divanë.
Unë kam dale nga dhoma duke lënë djalin tim Emiljanin në gjumë.
Unë kam shkuar ne guzhine dhe kam vene re se Fiqireti ishte ngitur dhe vëllia im po qëndronte tek dera e shtepise. Pikerisht ne ato momente kam vënë re se Fiqireti u ngrit dhe po I drejtohej per nga dera e shtepisë. Para deres se shtepise kam vënë re se Gezimin ka nxjerre nje pisteole dhe pa folur asnje fjalë ka qëlluar në drejtim të Fiqiretit dy here,nga nje distance rreth tre apo katër metra. Unë  në ato momente jam ofruar për ti dalë parë bashkeshortit tim dhe Gëzimi me ka qëlluar mua dy here te tjera pa me thene asnje fjalë. Mbasi ka shtene ndaj nesh Gezimi është larguar me shpjetesi, ndërsa unë dhe bashkëshorti im kemi bertitur duke kerkuar ndihmen e djemve tanë.
Unë nuk arrij të kuptoj përse Gezimi ka qëlluar ndaj bashkeshortit tim dhe ndaj meje. Dua të theksoj se Gezimi ka qënë shume i deshperuar ne atë periudhe pasi ai po u ndante nga bashkeshortja e tij dhe kishte problemin e djalit që nuk mund te pranonte që ta mbante bashkëshortja e tij. Një teme e tille ka qënë një natë para ngjrajes, ku ai më kundërshtonte qëndrimin tim, se nëse ato ndaheshin , femija i takonte  nënës së tij ta mbante.
Gëzimi nuk ka përdorur asnjë fjalë vetem se ka shtene ndaj bashkeshortin tim dhe ndaj meje. Në momentet që ka shtenë ndaj bashkëshortit tim ai ka qënë tre apo katër merta , ndërsa në momentet që ka shtenë ndaj meje ka qënë rreth 5 apo 6 metra larg
Unë nuk kam dijeni se ku e ka marrë atë armë Gëzimi. Për mua ka qënë hera e parë që e kam parë me armë ne dore Gezimin, rasti që ai ka shtënë ndaj nesh.”.
           
Procesverbal date 18.12.2014 ndaj personit qe zhvillohen hetime Gezim Karruli.
            “ Une  e kam qelluar shtetasin Fiqeret Balla ne mengjes per arsye se ai shante motren time Shkurten dhe e kam qelluar dy here, ndersa motren time e kam qelluar pa dashje. Mbas ketij veprimi une jam larguar me vrap dhe jam fshehur afer shtepise se tyre diku 300- 400 me larg...”. 
 
Procesverbal deklarimi date 17.12.2014 te shtetasit Fiqeret Balla.
“... sot rreth ores 05.00 min te mengjesit u ngrita per te ikur ne pune. Pa dale nga shtepia kunati im Gezimi me qelloi me nje pistolet drejtim meje dhe plumbi me kaloi te qafa. Pas te shtenes se pare me qelloi perseri dhe plumbi i dyte me kapi ne gjoks. Pasi me qelloi mua qellon edhe gruan me pistolete dy here dhe iken me vrap...”.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)