Tentoi të djegë kutitë e votimit në fshatin e Libofshës, arrest me burg për 37-vjeçarin! Autori në gjykatë: Djalli do ju rrëmbejë, jeni organizatë mafioze

Gjykata ka vendosur ' Arrest me burg ' për Mikel Postolli,  37-vjeçarin nga fshati Agim i Libofshës së Fierit, i cili pasditen e 25 prillit rreth orës 19.10 ka  tentuar të djegë kutitë e votimit.

Prokurori i çështjes Shkëlqim Sina ka kërkuar arrest me burg për Postolin, ndërsa vetë autori është shprehur në gjykatë pas kërkesës se "Djalli do ju rrëmbejë". Këto deklarata dhe sjellja e tij ka bërë që gjyqtarja Majla Alicani të kërkojë të shtrohet në spitalin psikiatrik për diagnozë, ndërsa 37-vjeçari do të qëndrojë në burg në ambientet e paraburgimit në Fier.

37-vjeçari do i bëhet diagnoza për problemet mendore, ndërsa pas dhënies së masë me burg, ai i është drejtuar efektivëve që po e shoqëronin drejt makinës së policisë se janë një organizatë mafioze.

"Ju jeni një organizatë kriminale mafioze", është shprehur 37-vjeçari.

Ditën e zgjedhjeve 37-vjeçari me një shishe molotovi në dorë ka bërë thirrje në afërsi të qendrës së votimit për të djegur kutitë e votimit. Më pas ai e hodhi molotovin në oborrin e jashtëm të kishës Agim, e cila ka shpërthyer dhe ka shkaktuar dëme të vogla materiale. Pas ngjarjes ai u arrestuar menjëherë nga policia dhe në cilësinë e provës materiale i sekuestroi edhe tre shishe molotov, dy mjete prerëse (sëpatë dhe thikë) dhe libra të një sekti fetar të cilat i kishte me vete në një çantë.

1619683802_apostol001.jpg

Autori duke dalë nga gjykata dhe momenti kur tentoi te djeg kutitë e votave

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion