Tentoi të fuste në Portin e Durrësit 34 mijë euro të padeklaruara, arrestohet 38-vjeçari! Ua kishte ndarë 4 pasagjerëve në furgon për t'i fshehur

Tentoi të fuste në Portin e Durrësit 34 mijë euro të padeklaruara, arrestohet 38-vjeçari! Ua kishte ndarë 4 pasagjerëve në furgon për t'i fshehur

Paratë e sekuestruara

DURRËS- Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të fuste në Portin e Durrësit 34 mijë euro të padeklaruara, të cilat dyshohet se janë marrë nga veprimtari kriminale. 34 mijë eurot. Jahje Zebi ua kishte ndarë 4 pasagjerëve në furgonin e tij që mos t’i deklaronte.

Nga kontrollet, policia arriti të zbulojë në linjën ‘Bari-Durrës’ shumën e majme prej 34 mijë eurosh të cilin e drejtonte Jahje Zaka 38 vjeç.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua 38-vjeçari, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 22/03/2023 02:38

    Si duket nuk e dinte Jahja shkrete qe duhet mbi 100 mije euro e lart qe te mos preket, e deri ne 2 milion sic porosit strukturat policore shoku Rama.

    Përgjigju
    • Or tej: 22/03/2023 08:59

      Do bejme amnistine apo jo or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Fier, dhunoi kushërirën, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari

Fier, dhunoi kushërirën, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari