Një aksident ka ndodhur në aksin Milot-Lezhë pasditen e sotme, ku si pasojë tre persona janë plagosur.
Një automjet tip “Benz” ndërsa lëvizte me shpejtësi ka tentuar të kryejë një parakalim e për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me 2 automjete të tjera që ishin të parkuar në sheshin e një lokali.
Për pasojë 3 persona kanë marrë lëndime, njeri në ndodhet në gjendje më të rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetime.
"Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras ,në afërsi të një kompleksi mjeti tip " Audi" me drejtues shtetasin E.N.,është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.N., ku si pasojë e përplasjes kanë goditur dhe 3 mjete të parkuara në anë të rrugës. Nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Drejtuesit e mjeteve, shtetasit E.N. dhe R.N.,janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.