Tentoi të futet në parakalim, përplas 2 makina, 3 të plagosur në Lezhë

Një aksident ka ndodhur në aksin Milot-Lezhë pasditen e sotme, ku si pasojë tre persona janë plagosur.

Një automjet tip “Benz” ndërsa lëvizte me shpejtësi ka tentuar të kryejë një parakalim e për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me 2 automjete të tjera që ishin të parkuar në sheshin e një lokali.

Për pasojë 3 persona kanë marrë lëndime, njeri në ndodhet në gjendje më të rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetime.

"Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras ,në afërsi të një kompleksi mjeti tip " Audi" me drejtues shtetasin E.N.,është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.N., ku si pasojë e përplasjes kanë goditur dhe 3 mjete të parkuara në anë të rrugës.  Nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme  materiale. Drejtuesit e mjeteve, shtetasit E.N. dhe R.N.,janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.  Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

Be.K./jsh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rënia e rasteve me Covid-19 dhe efekti i vaksinimit, a duhet të hiqet ora policore?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vrasje me armë zjarri në Tiranë pas një konflikti, ndërron jetë në spital 27-vjeçari! Disa të shoqëruar (EMRI+VIDEO)