TIRANE - Një vajzë e re fatmirësisht është shpëtuar nga forcat blu në tentativën e saj për t’i dhënë fund jetës. Rreth orës 04:30 të mëngjesit të së Premtes 22-vjeçarja tentoi të hidhej nga mbikalimi te Kthesa e Kamzës.

Policia, e cila mbërriti në vendngjarje bashkë me forcat zjarrfikëse, negocioi dhe bindi vajzën që të zbriste.
 
Nuk dihet identiteti i vajzës së re që tentoi të hidhej, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)