Tentoi të hynte në Shqipëri me 17.770 euro të padeklaruara, arrestohet në Qafë Thanë maqedonasi

Tentoi të hynte në Shqipëri me 17.770 euro të padeklaruara, arrestohet në Qafë Thanë maqedonasi

Eurot e sekuestruara

Një 34-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar pasi tentoi të hynte në tokën shqiptare me një sasi të konsiderueshme eurosh të padeklaruara. Zoran Nikolikj, 34 vjeç, banues në Shkup, u kap me 17.770 euro të padeklaruara të cilat iu sekuestruan, ndërsa të riut iu vunë prangat  deri në sqarimin e plotë të rrethanave.

34-vjeçari po tentonte të hynte nga Maqedonia drejt Shqipërisë dhe gjatë kontrolleve në pikën kufitare të Qafë-Thanës në mjetin me të cilin udhëtonte tip "Volkswagen",  iu gjet dhe sasia e të hollave të padeklaruara.

Në çantën e tij iu gjetën 17.770 euro, sasi të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor