Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë sot në pranga të policisë greke , pasi u kap me 53 kilogramë marjuanë me vete.
I riu tentoi të kalonte drogën në kufirin greko-shqiptar, ndërsa arrestimi i tij u bë nga forcat policore greke në zonën e Kozanit.
I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, e kishte vendosur drogën në makinë dhe e kishte ndarë në tre çanta.
Policia gjatë kontrollit i sekuestroi gjithashtu 80 euro, 1 celularë dhe një kartë SIM.
Komento