Tentoi të korruptojë policen për të kaluar në Schengen, arrestohet i riu në Rinas

Tentoi të korruptojë policen për të kaluar në Schengen, arrestohet i riu në Rinas

Foto e pasaportës së sekuestruar e të riut nga Burreli

Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë policia bën me dije se  është arrestuar një 18 vjeçar me origjinë nga Burreli, i cili ka tentuar të  korruptojë një punonjëse në policinë kufitare në  Rinas, me qëllim kalimin e hapësirës Schengen.

Sipas njoftimit të policisë në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet J.R, 18 vjeç, i cili siç mësohet ka shkuar tek sportelet e daljes me biletën e udhëtimit,kur i është refuzuar dalja nga Republika e Shqipërisë nga punonjësit e Policisë Kufitare Rinas, pasi u përpoq të korruptojë punonjësen e Policisë Kufitare në sportel, me një shumë prej 50 euro, me qëllim që kjo e fundit ta lejonte të kalonte kufirin në drejtim të shtetit të Belgjikës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia Kufitare e Rinasit, masa të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arrestohet një shtetas i cili tentoi të korruptojë punonjësen e Policisë Kufitare Rinas, me 50 Euro për të kaluar në hapësirën Schengen.
Në drejtim të parandalimit të azilkërkimit, u është refuzuar dalja 88 shtetasve të cilët nuk plotësonin kriteret për të lëvizur në hapësirën Schengen. Gjatë dy javëve të fundit në Rinas nga Policia Kufitare janë kapur 4 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale për llogari të DVP-ve.
Janë proceduar penalisht 6 shtetas me dokumente të falsifikuara:
12 shtetas të proceduar për kalim të paligjshëm kufiri , 1 shtetas për mosdeklarim të hollash në kufi 1 rast, si dhe janë përpunuar në hyrje dhe dalje 74 759 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 të Kodit Penal, shtetasi: J. R.,18 vjeç, lindur në Burrel-Mat.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se shtetasi J. R., pasi i është refuzuar dalja nga Republika e Shqipërisë nga punonjësit e PKK Rinas, ka shkuar sërish të sportelet e daljes dhe ka tentuar të korruptojë punonjësen e Policisë Kufitare të planizuar me shërbim në këto sportele, me një shumë prej 50 euro, me qëllim që punonjësja e policisë ta lejonte shtetasin J.R. të kalonte kufirin në drejtim të shtetit të Belgjikës, siç edhe kishte prerë biletën e udhëtimit, në kundërshtim me rregullat për udhëtimin në hapësirën Schengen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë