Tentoi të korruptonte policinë me 200 IPad, nën akuzë kreu i sigurisë së Apple dhe dy efektivë

Tentoi të korruptonte policinë me 200 IPad, nën akuzë kreu i sigurisë së Apple dhe dy efektivë

Thomas Moyer

Kreu i sigurisë së kompanisë Apple akuzohet për dhënie ryshfeti, pasi dyshohet se u premtoi 200 iPad-e me vlerë 70 mijë dollarë policisë, në këmbim të marrjes në mënyrë të fshehtë të 4 lejeve për armë për rojet e tij.

Sipas Prokurorisë së Kalifornisë, 50 vjeçari Thomas Moyer është akuzuar së bashku me dy oficerët e policisë nga zyra e sherifit të Santa Clara-s, me të cilët pati bisedime për këtë çështje.

Zv.sherifi Rick Sung dhe kapiteni James Janson gjithashtu akuzohen se kanë kërkuar ryshfet për dhënien e këtyre lejeve.

Mbajtja e fshehtë e armëve të zjarrit në Kaliforni pa një leje është e ndaluar dhe autoritetet janë shumë të kujdesshme me lëshimin e tyre.

Prokuroria akuzon dy zyrtarët e policisë se nuk kishin ndërmend që të lëshonin lejet deri sa Moyer ra dakord për të dhuruar Ipad-ët. Por shkëmbimi u ndal në momentin e fundit pasi ata mësuan se zyra e prokurorisë kishte kërkuar një kontroll për të dhënat e lejeve të fundit.

Gjiganti teknologjik Apple bën me dije se ka bërë një hetim për këtë çështje dhe se nuk ka gjetur asnjë shkelje nga ana e shefit të sigurisë.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja